RMV, në vend të hekurudhës së re me kredi nga Kina që shpie drejt skllavërisë kreditore, na nevojitet rehabilitim i asaj ekzistuese (Infografik)

Investime më të mëdha për rehabilitim të binarëve, respektim i afateve të përcaktuara për realizim dhe rritje e shpejtësisë maksimale të lëvizjes së trenave në 120 kilometra për orë ndërmjet Tabanovcit dhe Gjevgjelisë. Pa u arritur këto qëllime në periudhën që vijon nga ana e autoriteteve shtetërore, Korridori hekurudhor 10 nuk do të mund të jetë konkurrent në raport me autostradën, as me vijën hekurudhore konkurrente në Korridorin 4 që kalon përmes Bullgarisë dhe Rumanisë në transportimin e mallrave dhe udhëtarëve nga Greqia drejt vendeve të ish Jugosllavisë dhe Evropës së mesme, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Tepër pak investohet, projektet për rehabilitim të binarëve vonohen

Rehabilitimi i binarëve Nogaevci-Negotinë në Korridorin 10 që zvarritet shtatë vite të plota sërish e aktualizoi çështjen për atë sa jemi serioz si shtet për mirëmbajtjen e objekteve strategjike të infrastrukturës. Me prolongimin e afatit për përfundim të realizimit të projektit, por edhe me intervenimet për rekonstruktime të parregullta në vijën hekurudhore, vjen deri në rritje të kohëzgjatjes së udhëtimit të mallrave dhe të udhëtarëve. Kryesisht për këtë shkak, trenat ndërkombëtarë për transport të udhëtarëve drejt Serbisë dhe Greqisë nuk janë tërheqës për pasagjerët, që ka çuar deri në pezullimin e tyre gjatë viteve. Kompanitë, në anën tjetër, për këtë shkak përcaktohen për transportin me kamionë, që çon deri në zvogëlim të shfrytëzimit të kapacitetit të binarëve dhe në humbje financiare për shtetin.

Nga Ndërmarrja publike për infrastrukturë hekurudhore – Hekurudhat e RMV-së për “Meta.mk” thonë që për mirëmbajtje të infrastrukturës hekurudhore në nivel vjetor veçohen 10 milionë euro, mirëpo lartësia e mjeteve financiare në nivel vjetor duhet të jetë 15 milionë euro. Nga ndërmarrja premtojnë që këtë vit do ta përfundojnë rehabilitimin e segmentit me gjatësi prej 31 kilometra ndërmjet Nogaevcit dhe Negotinës me mjete nga Banka Evropiane për rinovim dhe zhvillim në lartësi prej 3 milionë euro.

Nëpërmjet IPA 3 programi i BE-së për periudhën 2021-2027, për zhvillim të infrastrukturës hekurudhore janë akorduar dy projekte. Njëri projekt ka të bëjë me përpunimin e dokumentacionit Teknik për sanim të urave dhe objekteve në Korridorin 10, ndërsa projekti i dytë për përpunim të dokumentacionit teknik për zgjerim të kapaciteteve në stacionet hekurudhore ndërkufitare Bllacë, Tabanovcë, Bogorodicë dhe Kremenicë.

Megjithatë, nga kjo ndërmarrje publike thonë që për momentin nuk janë siguruar mjete për rehabilitim të akseve Draçevë-Velse dhe Kumanovë-Deljadrovcë, për të cilat nëpërmjet IPA fondeve të BE-së para disa viteve janë përpunuar fizibiliti studime, studime për vlerësim të ndikimit të mjedisit jetësor dhe dokumentacion projekti për rehabilitim të këtyre akseve hekurudhore në Korridorin 10.

Kështu, për rehabilitimin e vijës hekurudhore në gjatësi prej 17km ndërmjet Kumanovës dhe Deladrovcit, vendit do t’i nevojiten rreth 50 milionë euro, thonë nga NP për infrastrukturë hekurudhore. Ekzistojnë dy variante për rehabilitim, përzgjedhje, nga e cila do të varet nëse në të ardhmen, trenat për pasagjerë dhe mallra do të lëvizin në këto binare me shpejtësi maksimale prej 100 ose 120 kilometra në orë. Opsioni për ndërtim të vijës hekurudhore të shpejtë për 160 kilometra në orë është refuzuar, njëjtë sikur në rastin për realizim të binarëve të shpejtë ndërmjet Draçevës e Velesit.

Alternativat e shqyrtuara për rehabilitim ose ndërtim të binarëve të ri Kumanovë-Deladrovcë; Burimi: Elaborat për mbrojtje të mjedisit jetësor për aksin Kumanovë-Deladrovcë.

Ndërtimi aksit të shpejtë do të ishte projekt jorentabil

Profesori Zoran Krakutovski nga Fakulteti ndërtimor pranë UKIM për “Meta.mk” sqaron që për aksin ndërmjet Draçevës e Velesit është shqyrtuar opsioni për ndërtim të plotë të trasesë së re hekurudhore, me të cilën do të ishte çliruar korridori ekzistues hekurudhor rreth Vardarit për ndërtim të hidrocentraleve. Megjithatë, edhe në para-fizibiliti studimin për akset Draçevë-Veles dhe Kumanovë-Deladrovcë është treguar që nuk ka asryeshmëri ekonomike për ndryshim të korridorit ekzistues në trasenë dhe për rritje të shpejtësisë, për shkak se nevojitet kërkesë e madhe për transport të udhëtarëve.

Nëse ndërtohet segment i ri hekurudhor, duhet të ngritet në nivel të autostradës ekzistuese për nevojën për ndërtim të hidrocentraleve të reja.

“Me këto studime është ardhur në konstatim që transporti për udhëtarë edhe në të ardhmen nuk do të jetë dominues për hekurudhën dhe që trenat me shpejtësi më të madhe për transport ndërurban të pasagjerëve për periudhën e analizuar nuk është investim fitimprurës”, thotë profesori Zoran Krakutovski.

Ai pohon që momentalisht, për vendin tone më e dobishme është të bëhet rehabilitim i infrastrukturës ekzistuese në Korridorin 10, me ç’rast me përmirësimet do të ishte zmadhuar shpejtësia maksimale e lëvizjes së trenave deri në 120 kilometra në orë.

“Hekurudha për shpejtësi mbi 160km/h është dedikuar për transport të shpejtë të udhëtarëve dhe ata binarë ndërtohen si binarë me dy pista (nga një pistë në çdo drejtim të lëvizjes). Nëse ndërtohet binarë i këtillë te ne, nuk do të jetë pjesë e ndonjë koneksioni rajonal apo kontinental të qyteteve më të mëdha dhe qendrave demografike ku mund të ketë potencial për numër të madh pasagjerësh që udhëtojnë në destinacione më të gjata”, thotë Krakutovski.

Nga Ndërmarrja publike për infrastrukturë hekurudhore theksojnë që kanë përpunuar më tepër variante dhe sipas tyre, variant më i volitshëm është të ndërtohet infrastrukturë e re për Korridorin 10, në segmentin nga stacioni Karposh në Kumanovë nëpër Ovçe Pole dhe pjesën lindore të vendit deri në fshatin Miravci në Gjevgjeli, prej nga paralelisht do të vazhdojë aksi ekzistues.

“Me hekurudhën e re do të zvogëlohet kohëzgjatja e udhëtimit të trenave transit nga Serbia drejt Greqisë dhe e kundërta, tretë që nuk ka nevojë të futen në Shkup, Veles, Negotinë. Me trasenë e re do të fitojmë parametra për shpejtësi më të madhe dhe gjatësi 30 kilometra më të shkurtë. Kjo trase do të jetë 30% më e lirë nga traseja paralele me aksin ekzistues të hekurudhës”, thonë nga NP për infrastrukturë hekurudhore.

Interesi i Kinës për aks të shpejtë hekurudhor në vend

Megjithëse nga ndërmarrja publike drejtpërsëdrejti nuk e përmendin investuesin eventual, megjithatë Kina është vendi i vetëm që në këtë moment është i interesuar për ndërtim të binarëve të shpejtë nga Budapesti përmes Serbisë dhe Maqedonisë deri në Selanik në Korridorin 10. Me kredi kineze, Serbia dhe Hungaria e ndërtojnë hekurudhën e shpejtë ndërmjet Beogradit dhe Budapestit. Për Serbinë, tani ka paralajmërime që vendi gjendet para skllevërisë debitore nga Kina, ndërsa Këshilli për luftë kundër korrupsionit në Serbikritikon që janë tejkaluar edhe afatet për ndërtim, por edhe buxheti për këtë hekurudhë të shpejtë.

Me përfundim më 31 dhjetor 2019, janë shpenzuar 521,2 milionë dollar për ndërtim të hekurudhës së shpejtë ndërmjet Beogradit dhe kufirit Serbi-Hungari. Gjatë kësaj, deri në këtë afat janë ndërtuar vetëm 15% e aksit Beograd-Stara Pazova, 44% e aksit Stara Pazova-Novi Sad, ndërsа aspak nuk ka filluar realizimi i hekurudhës Novi Sad-Subotica.

Rasti me shfrytëzimin e kredisë nga Kina në Serbi përkujton shumë në ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër në Korridorin rrugor 8 në vend, së paku në pjesën e shpenzimit të mjeteve dhe respektimit të afateve për ndërtim. Instituti për demokraci “Societas Civilis” pikërisht për këtë temë vitin e kaluar e përpunuan punimin hulumtues “Në rrugë qorre: besimi i lajthitur në kapitalin korodues kinez për ndërtimin e autostradave në Maqedoninë e Veriut”.

Në atë theksohet që nevojitet kontrollim i prejardhjes dhe pronësisë së kapitalit para se t’i mundësohet pozitë e privilegjuar në ekonominë vendase të vendit, ndërsa me qëllim të parandalohet hyrje e kapitalit korodues  që mund ta shkatërrojë besimin në institucionet, ta dobësojë sundimin e të drejtës, të promovojë jo transparencë dhe të imponojë pushtet monopoli mbi segmente të mëdha të ekonomisë. Në punimin hulumtues thuhet që me rëndësi është harmonizimi i prokurimeve publike në projektet e mëdha infrastrukturore me kriteret ekonomike për aderim në BE, me qëllim të sigurohet që ky treg funksionon dhe është konkurrent e i lirë, kurse vendi i respekton rregullat për borxh publik, siç është paraparë me kriteret e Mastringut.

E përse të mos ndërtohet?

Maqedonia me hovin e kovid-19 pandeminë do të ketë problem të madh me respektimin e kritereve të Mastringut, së paku në pjesën e borxhit publik dhe dispozitat e përkufizuara për atë. Borxhi publik i vendit, në fund të vitit 2020ka arritur thuajse 61% të BPV-së me çka vendi, praktikisht është një hap para kategorisë së vendit me borxh të lartë. Së këtejmi, kredi të reja të mundshme nga Kina për ndërtim të hekurudhës së shpejtë mund ta çojnë vendin në skllavëri debitore gjatë kësaj pa ekzistuar asryeshmëri ekonomike nga realizimi i një projekti të këtillë.

Të dhënat e fundit zyrtare të Ndërmarrjes publike për infrastrukturë hekurudhore, Hekurudhat e RMV-së tregojnë që shfrytëzimi i hekurudhave të Maqedonisë në vitin 2019 ka qenë vetëm 15,62% në raport me kapacitetin e vet maksimal.

“Shfrytëzimi i kapacitetit të hekurudhave me të cilat menaxhon Ndërmarrja publike për infrastrukturë hekurudhore Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup paraqet pasqyrë reale për transportin e kryer nga ana e transportuesit të vetëm hekurudhor”, thuhet në Raportin vjеtor për punën e NP për infrastrukturë hekurudhore për vitin 2019.

Kinezët në vitin 2016 në Greqi e kanë blerë portin në Pirea, duke paralajmëruar që dëshirojnë ta shndërrojnë në portin më të madh për kontejnerë në Evropë. Megjithatë, pesë vite më vonë, të dhënat e Entit shtetëror për statistikë tregojnë që Maqedonia është larg ndonjë pikë të largët transiti për mallin kinez që shkon në Perëndim.

Nga mallrat e transportuara me trenë-kargo në vend, të cilët si komunikacion thuajse realizohen tërësisht në Korridorin 10 hekurudhor, pjesëmarrja e trenave tranzitues në kargo transportin e përgjithshëm në vitin 2019 ka qenë 45,4%. Ose përkthyer në tonelata të transportuara, nga gjithsej 1.838.888 tonelata mall i transportuar me trenë nëpër binarët e Maqedonisë, tranziti ka marrë pjesë me 833.951 tonelata. Gjatë kësaj, trenat tranzitues në vendin tone nuk i kanë organizuar vetëm kompani logjistike të Kinës, por edhe gjigantë tjerë evropian.

Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë nga vitet para vitit 2019 tregojnë që ka pasur vite kur me trena transit nëpër vendin tone është transportuar sasi e madhe mallrash, siç është shembulli me vitin 2011, kur janë transportuar 875.908 tonelata mallra. Ajo që është më e rëndësishme, të dhënat statistikore tregojnë që partneri më i sigurt i komunikacionit hekurudhor për mallra deri më sot është ekonomia e Maqedonisë. Përkatësisht, 991.245 tonelata ose 53,9% i mallrave të përgjithshme të transportuara me trenë në vitin 2019 kanë qenë import në edhe eksport i mallrave nga Maqedonia e Veriut.

Si rezultat i kësaj edhe qëndrimi profesional i profesorit universitar Zoran Krakutovski është që për momentin te ne më ekonomik është rekonstruktimi i hekurudhës ekzistuese të Korridorit 10. Ai shton që duhet të bëhet analizë gjithëpërfshirëse për gjendjen e hekurudhës në bazë të dhënave ekzistuese dhe të bëhet inspektim vizual i hekurudhës.

“Analizë e këtillë e gjendjes ekzistuese të hekurudhës është bërë në vitin 2008/2009, mirëpo prej atëherë deri sot ka kaluar shumë kohë që të mund të jap vlerësim të gjendjes së hekurudhës nga Korridori-10 nga perspektiva e sotme. Në atë analizë, nga viti 2009 është konstatuar që prej gjithsej 215 km nevojitet të bëhet rehabilitim i hekurudhës në gjatësi prej 102 km deri në vitin 2015 “, sqaron profesori Krakutovski.

Pas përpunimit të studimit nga viti 2009, është bërë rehabilitim i akseve Miravci-Smokvicë, Tabanovcë-Kumanovë, Zgropollci-Gradskodhe Smokvicë-Gjevgjeli, mirëpo prej atëherë deri sot kanë kaluar disa vite.

Dhe përfundimisht, ajo që është prioritet kryesor strategjik i Maqedonisë është lidhje hekurudhore me të gjithë fqinjtë, që mund të mundësohet vetëm me ndërtimin e Korridorit 8 kah Bullgaria dhe Shqipëria. Për hekurudhën drejt Bullgarisë, tani më janë tërhequr kredi dhe janë siguruar mjete të pakthyeshme nga BE-ja për tre fazat e ndërtimit të saj, ndërsa Qeveria, vjeshtën që kaloi edhe zyrtarisht vendosi të fillojë me kërkim të mjeteve për ndërtim të lidhjes hekurudhore me Shqipërinë. Me ngarkim kaq të madhe me borxh dhe resurse të kufizuara për implementimin e projekteve infrastrukturore, thuajse e sigurt është që Maqedonia duhet të investojë në hekurudhën nga Tabanovci deri në Gjevgjeli, mirëpo në pjesën e rehabilitimit në kohë të duhur të akseve ekzistuese përgjatë luginës së lumit Vardar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button