RMV, rënie e numrit të punëtorëve dhe qarkullimit në tregtinë me pakicë në disa sektorë

Në dhjetor të vitit 2020 është regjistruar ulje e numrit të punëtorëve në disa sektorë të industrisë krahasuar me dhjetorin e vitit 2019, ndërkohë është regjistruar edhe ulje e qarkullimit në tregun me pakicë gjatë vitit të kaluar, në krahasim me vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit dhjetor të vitit 2020, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie për 3.8 %, në sektorin Industria përpunuese për 4.3 %, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 3.3 %”, raportojnë nga Enti shtetëror i statistikave.

Në bazë të grupeve kryesore industrial, rënie më e madh e qarkullimit është regjistruar në prodhimet intermediare për 6%, përkundër asaj se është regjistruar  rritje e prodhimit industrial në prodhimet intermediare  për 16.6%.

“Qarkullimi i tregtisë me pakicë, gjatë muajit dhjetor 2020 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2019, tregon ulje në grupe/klasa: Tregtia me pakicë me ushqime, pije dhe duhan 10.0 %, tregti me pakicë me prodhime joushqimore  16.0 %, tregtia me pakicë 13.2 % dhe tregtia me pakicë me karburantë të automjeteve  16.2 %.

Enti sqaroi që në muajin dhjetor të vitit 2020, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet: Energjia për 8.0%, Prodhimet  të qëndrueshme për konsum të gjerë për 4.5%, prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 0.8% dhe prodhimet kapitale për 0.3%.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button