fbpx

RMV, Komisioni për Sëmundje Infektive kërkon administrata të mos kthehet në zyra, lokalet të punojnë deri në ora 21

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive është vendosur që administrata të vazhdojë të punojë me orarin e vendosur më parë shkaku i pandemisë, mos të kthehen të gjithë punë, gjegjësisht të punojnë me rotacion dhe online. Gjithashtu, orari i punës së lokaleve të mbetet deri në ora 21.00, njofton Portalb.mk.

Një javë më parë, Qeveria tha se nga 1 shkurti, administrata do të fillojë me punë me orarin para pandemisë.

Nga Komisioni për Sëmundje Infektive bëjnë apel që qytetarët të vazhdojnë të respektojnë masat kundër koronës sepse sipas tyre, japin rezultat.

“Gjendja me virusin në vend është vetëm stabile por nuk është përmirësuar” thonë nga Komisioni duke arsyetuar pse kanë marrë këtë vendim.

RMV, muajin e ardhshëm administrata kthehet në punë me orar të plotë të punës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button