fbpx

Kodra e Diellit, u deshën 8 vite nga nënshkrimi kontratës deri te funksionalizimi gjashtëulëses, Bekteshi: S’ka pasur vonesa (VIDEO)

Për së dyti herë, sot është lëshuar në funksion teleferiku me gjashtëulëse i cili premtohet nga viti 2014. I pranishëm në inaugurimin e tij ishte ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i ri i “Elem Turs”, Adem Avziu. Në pyetjen e Portalb se kush do të bartë përgjegjësi për zvarritjen e kësaj procedure, ministri Bekteshi tha se “nuk ka vonesa në këtë procedurë”. Nga ana tjetër, iniciativa “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” ironizojnë, shpresojnë që kësaj radhe kompetentët “ta kenë seriozisht” lëshimin në funksion të këtij të fundit, shkruan Portalb.mk.

Fjalimi i ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot nuk dalloi shumë nga deklaratat pompoze të vitit të kaluar kur u vendos në funksion për së pari herë ky teleferik. Ai, mes tjerash, sot potencoi se një teleferik të tillë nuk e ka asnjë vend i Ballkanit Perëndimor.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

“Sot keni mundësi që së bashku me drejtorin e Elem Turs dhe ish drejtorin, Xhemal Jusufi që të shënojmë ditën kur edhe gjashtëulësja vendoset në funksion për të gjithë të interesuarit, në veçanti për skiatorët dhe qytetarët të cilët e vizitojnë Kodrën e Diellit. Është një investim bashkëkohor i llojit të vet, një ski lift të tillë thuajse nuk ka asnjë vend i Ballkanit Perëndimor, një mundësi shtesë për skiatorët pasi që do të hapen edhe shtigje të reja por njëkohësisht do të tërheqë edhe turist shtesë në Kodrën e Diellit” tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ndërkaq drejtori i sapoemëruar i “Elem Turs”, Adem Avziu, tha se planifikohet që ky teleferik të jetë në funksion jo vetëm gjatë stinës së dimrit, por të shfrytëzohet gjatë gjithë vitit.

Adem Avziu, drejtor i "Elem Turs".
Adem Avziu, drejtor i “Elem Turs”.

“Sot kemi nderin që të lëshojmë në përdorim gjashtëulësen për qytetarët, kjo pasi që, njëherë është lëshuar zyrtarisht në përdorim. Është nder dhe kënaqësi ti shohim këta turistë të cilët do ta shfrytëzojnë këtë gjashtëulëse për shëtitje panoramike si dhe për skijim. Gjashtëulësja është në funksion të plotë, besoj se gjatë gjithë sezonit por jo vetëm do ta shfrytëzojmë atë” tha Adem Avziu, drejtor i “Elem Turs”.

Zvarritja e procedurës dhe lëshimi dy herë në funksion i këtij teleferiku

Nga Iniciativa “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit” shpresojnë që kjo të jetë hera e fundit që vendoset në funksion ky teleferik, pasi që sipas tyre ka pasur zvarritje të kësaj procedure, edhe atë nga viti 2012 deri tani.

Hamdi Sulemani, "Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit".
Hamdi Sulemani, “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

“Me shpresë që do të jetë e treta e vërteta kjo dhe nuk do të ketë lëshim tjetër të teleferikut me gjashtëulëse. Vonesat që janë bë i dimë të gjithë, në vitin 2012 me dokumentacion, vitin 2014-2015 me ndërtim ndërsa në vitin 2021 me mbarimin e këtij teleferiku dhe sot zyrtarisht u lëshua në funksion. Në funksion u lëshua edhe vjeshtën e kaluar por nuk funksionoi. Me shpresë që do të funksionojë këtë sezon, ne do ta ndjekim atë” tha Hamdi Sulemani nga Iniciativa “Ta Shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Sezoni në Kodrën e Diellit ka filluar më shumë se një muaj më herët ndërsa ky teleferik vendoset sot në funksion. Në Pyetjen e Portalb.mk se kush do të bartë përgjegjësi për zvarritjen e procedurës, ministri Bekteshi tha se nuk ka nevojë për një gjë të tillë, pasi që sipas tij, procedura është kryer në kohë.

“Përgjegjësi nuk ka pse të merret për shkak se kjo gjashtëulëse ka qenë në funksion nga viti i kaluar sa i përket procedurave të cilat i ka kaluar për shkak të kushteve klimatike Kodra e Diellit shumë pak ditë ishte në funksion vitin e kaluar. Pra, këtë vit kemi mundësi dhe kushtet na mundësojnë që pikërisht edhe skijatorët dhe qytetarët ta shfrytëzojnë për mundësinë e shëtitjes panoramike. E theksuam edhe më herët, se pikërisht ideja e menaxhmentit të Elem Turs është që ky ski lift të funksionoje edhe gjatë sezoneve tjera, pra jo vetëm gjatë sezonit dimëror” tha Kreshnik Bekteshi.

Ndërkaq, rikujtojmë lexuesit se me datë 4 janar, Kreshnik Bekteshi tha se do të kërkojë llogari për mos vendosjen në funksion të këtij teleferiku në kohë.

Rikujtojmë se edhe në shkurt të vitit të kaluar, ministri i Ekonomisë së bashku me disa anëtarë tjerë të ekzekutivit u ngjitën në Kodrën e Diellit për të lëshuar në funksion të njëjtin teleferik, i cili deri tani nuk ka funksionuar.

Për këtë, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se faji sërish qëndron te moti i keq pasi që nuk ka qenë e mundur të shfrytëzohet as Kodra e Diellit gjatë gjithë sezonit të kaluar.

“Pra e kemi lëshuar në përdorim, është e vërtetë, dhe ju si gazetarë keni qasje në të gjithë dokumentacionin të cilin e kemi kryer para një viti. Por marrë parasysh që vitin e kaluar nuk kishte borë të mjaftueshme që skijatorët të mund ta shfrytëzojnë këtë teleferik por në përgjithësi Kodrën e Diellit, sot jemi këtu së bashku me qytetarët që në mënyrë zyrtare të vendosim në funksion gjashtëulësen për qytetarët. Sa i përket dokumentacionit të Elem Turs, thuajse të gjitha lejet dhe licencat kanë qenë të përfunduar para një viti. Edhe lejen sa i përket vendosjes në aspekt teknik të gjashtëulëses por edhe atë për përdorim nga ana e Ministrisë së Transportit, Elem Turs e ka marrë nga janari vitit kaluar” theksoi Bekteshi.

Në ceremoninë për vendosjen në funksion të këtij tekeferiku morën pjesë kryeministri teknik, deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), zëvëndës kryeministri Duraku, ministri i ekonomisë, Bekteshi, drejtori i ESM dhe shumë persona tjerë përgjegjës për zvarritjen e kësaj procedure.

·         LEXO: ELEM do ta ndërtojë teleferikun me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

·         LEXO: S’ka vullnet për vënien në funksion të teleferikut “Tetovë-Kodra e Diellit”, autoritetet fajësojnë pandeminë

·         LEXO: Bekteshi tha se do të kërkojë llogari për mosvënie në funksion të teleferikut gjashtëulës në Kodrën e Diellit

·         LEXO: “Gjashtëulësja në KD” – Të gjithë u krenuan kur “u bë”, askush s’mban përgjegjësi sot që nuk funksionon

·         LEXO: Zaev: Investitorë nga Katari interesohen për Kodrën e Diellit, s’duam të heqim dorë nga kjo qendër turistike

·         LEXO: RMV, Gjashtëulësja në KD – Drejtori i kësaj qendre sërish premtoi funksionalizimin e saj

·         LEXO: Gostivari, Mavrova dhe Kodra e Diellit bëhen MIP Qendra për zhvillim turistik

·         LEXO: RMV, teleferiku me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit nuk do të funksionojë, sezoni është hapur sot

·         LEXO: Nesër hapet sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit, këto janë çmimet për këtë sezon

·         LEXO: RMV, Qeveria thotë se kompani evropiane interesohen për Kodrën e Diellit (VIDEO)

·         LEXO: Dimri pa turistë në Maqedoninë e Veriut, deri më 15 dhjetor mund të shfrytëzohen kartelat e Qeverisë prej 6 mijë denarë

·         LEXO: I pashmangshëm dështimi i sezonit, Kodra e Diellit afër privatizimit

·         LEXO: Zaev: Pritet investime në Kodrën e Diellit dhe në objektet turistike në Strugë

·         LEXO: Në kodër të diellit, në mes të fushatës për ta bërë Malin Sharr park nacional, po ndërtohen 80 objekte të paligjshme

·         LEXO: “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”: Në tokë ndërtimore ilegalisht ndërtohen 80 objekte

·         LEXO: Disa parti u betuan për Kodrën e Diellit, koalicioni “Mundemi” dhe VMRO nuk ishin prezent

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button