NGA DITARI I JEVREM BËRKOVIQIT

Vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar qenë shumë të vështira për popujt joserbë të ish Jugosllavisë titiste, veçmas për shqiptarët dhe boshnjakët. Në emër të mbrojtjes së shtetit jugosllav, ushtria gjakpirëse e Millosheviqit  nisi luftën gjenoicidiste për krijimin e Serbisë së Madhe, e cila përfundoi me tërheqjen e saj nga Kosova.

Asokohe qenë të rrallë ata që guxuan të flasin e të shkruajnë kundër fashizmit serb, sepse brenda ditës u mbyllej goja përsijeta. Ndër ta gjithsesi shquhej zëri i akademikut dhe poetit të mirënjohur malazez Jevrem Bërkoviqit, i njohur edhe si mik i madh i shqiptarëve në një kohë kur serbo-çetnikët kishin aktivizuar planet e vjetra për t’na shfarosur me fund.

Në shenjë mirënjohje e respekti për të, sot përktheva për lexuesit e PortAlb-it ca fragmente nga pjesa e dytë e “Ditarit” të tij, të mbajtur pas ikjes së detyrueshme nga Mali i Zi, ku flet për ngjarjet e viteve 1992-1993.

  1. I 1992: Është luftë. Luftë tmerrësisht e pistë, kurse malazezët ende nuk e kuptojnë se Millosheviqi i ka futur në betejën më të turpshme e më të fëlliqtë të bërë ndonjëherë në Ballkan. Ç’ndodhi kështu me malazezët dhe me Malin e Zi? Sikur kemi të bëjmë me pamendësi dhe infantilitet kolektiv me duar të përgjjakura! A do të këtë kohë për vetëdijësim? Mos është më vonë që Mali i Zi të shpëtojë sadopak nderin e tij?
  2. I 1992: Me shkrimtarin e madh italian, Tomica Fulvia, njihemi që nga Beogradi kur studionte dikur. Tomica iu gëzua sinqerisht takimit tonë në Itali. Kuptohet edhe unë. Më tha menjëherë se di gjithçka për vuajtjet e mia. Kishte qenë në Paris dhe ishte takuar me Ismail Kadarenë, shkrimtarin e madh shqiptar, i cili prej vitesh jeton ne Paris. Më tregoi se kishin biseduar gjatë për rastin tim. Kishin menduar si të më ndihmojnë?
  3. I 1992: Jam në Nova Goricë, në veri të Republikës së Pavarur Sllovene… Hordhitë serbo-malazeze edhe sot gjuajnë me granata topash Dubrovnikun, pjesën më të rëndësishme historike që bën pjesë në thesaret arkitekturore e kulturore të botës.
  4. VIII 1992: Para dy ditësh… fashistët e Sheshelit dhe socialistët e Millosheviqit kerkuan dorëheqjen e qeverisë së Paniqit. Pikërisht atë ditë, para kuvendit federativ protestuan rreth dyqind serbë dhe “malazez” kundër premtimeve të Paniqit në Londër se Kosova do ta fitojë sërish autonominë. Siç shihet, po përsëritet skenari i vitit 1987, kuer kolonat e serbëve dhe gjoja malazezëve të Kosovës erdhën ta përkrahin Millosheviqin për marrjen e gjithë pushtetit në një ambient të ndezur të nacionalizmit dhe shovinizmit serbomadh.
  5. IX 1992: Këtë luftë e planifikoi Akademia Serbe e Shkencës dhe Artit. Millosheviqi vetëm u shërbye me idetë e tyre, e shpejtoi shkatërrimin e Jugosllavisë dhe tani në ish teritorret e saj lufton për Serbinë e Madhe…
  6. XI 1992: Azem Vlasi e quan Ibrahim Rugovën Gand shqiptar (kosovar). Por që të dy mendojmë se koha e gandizmit ka përfunduar. Shpërnguljen e të rinjëve shqiptarë nga Kosova Vllasi e konsideron tragjedi që u shkon për shtati vetëm serbëve. Me përkrahjen time, gjer diku edhe të Zef Markut, jemi të një mendjeje për formimin e njësive të lëvizshme partizane si më të përshtatshme për luftë në konfiguracionin e territorit kosovar.

Zef Marku kishte qenë para pak kohesh në Shqipëri dhe fliste me disponim të madh për armatën shqiptare dhe pajisjet e saj teknike. Sipas tij Turqia këto ditë e kishte pajisur Shqipërinë me 400 tanske. Azemi dyshon në këtë shifër, mua gjithashtu më duket e pabesueshme që Turqia t’i dhurojë dikujt aq shumë tankse. Zef Marku, në dallim prej nesh, mendon se serbo-fashizmi millosheviqian do t’i thejë dhëmbët në Kosovë dhe në Maqedoni. Dhashtë Zoti! Por, realisht, kjo do të jetë shumë më e vështirë dhe më tragjike: serbo-fashizmi milloshëviqian do t’i thejë dhëmbët në Bosnje, Kroaci, Mal të Zi (ndoshta), Maqedoni dhe fare në fund në Kosovë.

Në tubimin parazgjedhor në Zrenjanin Vuk Drashkoqiqi deklaroi se do të ketë luftë ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi dhe se, në këtë rast, “arnautët” do të ndihmojnë malazezët. Opozita serbe është njësoj si Millosheviqi. Mosmarrëveshjet e tyre janë rezultat i luftës për pushtet. Në gjithë këtë Mali i Zi do ta pësojë më së keqi. Mund të përjetojë  dhe tragjedi, mund të zhduket nëse opozita , para së gjithash liberalët, nuk rrokin armët dhe nuk bashkohen me Muslimanët, Shqiptarët dhe Kroatët…

  1. I 1993: Me gjasë, Evropa më në fund patjetër t’i thotë Millosheviqit, Qosiqit, Karaxhiqit dhe hitleriqëve te Ballkanit se gënjeshtrat dhe politikën e tyre të ndyrë serbe i ka kuptuar jo si “politikë vitale serbe”, siç flet me krenari Dobrica Qosiqi mbi gënjeshtrat serbe!
  2. I 1993: E habitshmeme sa shumë miq të mi të dikurshëm shkuan me çetnikët, pushtetarët antimalazët dhe serbomëdhenjtë. Kjo do të thotë se ata ishin të tillë edhe kur mendoja se i kam miq. Është dashur vetëm t’i njoh poltronët, shërbëtorët dhe antimalazezët. Shumë prej tyre janë sot ndër mitomanët më të brengosur të Shën Savës. Më pakurrizorët mes tyre janë Beqir Vukoviqi, Ilija Lukashiqi, Kosta Radoviqi dhe disa gjoja malazezë dhe gjoja shkrimtarë.
  3. II 1993: Dje vdiq Desanka Maksimoviqi – në moshën 95 vjeçare! Poete e mirë, që, ashtu si plakej, shkruante gjithnjë e më bukur. Humaniste e madhe, naive dhe e pastër, gjer në momentin kur Millosheviqi dhe këshilltarët e tij nuk e bënë për vete dhe s’e bindën ta shkruajë parathënien e atij librit idiotik millosheviqian. Shtatë vitet e fundit të jetës ajo bekoi gjithë spektaklet serbomëdha, në shumë prej tyre edhe morri pjesë…
  4. VI 1993: Nga Sllovenia, nga një njeri i afërt me Janshën, më erdhi njoftimi se shërbimet sllovene kanë informata për lajmin “e rrjedhur” nga Maqedonia, sipas të cilit Millosheviqi ka shkuar në Ohër për ta bindur Kiro Gligorovin që, gjatë qërrimit final të hesapeve me shqiptarët e Kosovës, të përgatitur nga ushtria dhe paramilitarët çetnikë, Maqedonia ta mbyllë kufirin me Kosovën dhe të mos i lejojë shiptarët të strehohen në Maqedoni. Të mos ua lejojë dhe shqiptarëve të Maqedonisë t’u vijnë në ndihmë shqiptarëve të Kosovës…

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button