Gjermania planifikon ndalesë udhëtimesh nga vendet ku janë përhapur variantet e reja të koronavirusit, Evropa refuzon të mbyll kufijt

Gjermania ka në plan të vendosë ndalim pothuajse të plotë të hyrjes për udhëtarët nga Britania, Portugalia, Brazili dhe Afrika e Jugut, ndërsa ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian po konsiderojnë një qasje të koordinuar ndaj kufizimeve në udhëtimet ndërkombëtare, njofton Portalb.mk.

Javën e kaluar, Belgjika ndaloi të gjitha hyrjet dhe daljet jo-thelbësore, Holanda vendosi ndalim për të gjitha fluturimet nga Britania, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut, ndërsa Portugalia për dy javë mbylli kufirin e saj me Spanjën.

“Që të mbrojmë popullsinë tonë, nuk guxojmë të lejojmë hyrjen nga rajonet ku po përhapen variante të reja të koronavirusit. Po përgatisim masa kombëtare, pasi për momentin nuk po mendohet për zgjidhje më të gjera evropiane”, tha ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer.

Në listën e vendeve, shtetasit e të cilave mund të hyjnë lirshëm në Union përfshihen vetëm Australia, Kina, Zelanda e Re, Singapori, Korea e Jugut dhe Tajlanda, përderisa Japonia u largua dje. Për momentin, Brukseli kundërshton idenë e mbylljes së kufijve të jashtëm dhe të brendshëm të Bashkimit Evropian, siç ndodhi pranverën e kaluar. Franca, Italia, Greqia dhe Holanda kanë futur masa të veta, kërkojnë test negativ të koronavirusit për të hyrë në vendet e tyre, kurse disa, të tilla si Belgjika, kanë shkuar më larg.

“Ndalimi i udhëtimit nuk do të thotë që po ndërtojmë mur rreth Belgjikës. Ne edhe më tej mund të shkojmë në vende të tjera, por vetëm për arsye shumë esenciale”, tha Kryeministri belg Aleksandër de Cro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button