Reality show “Aventurierët” në Shqipëri, eksperienca më e bukur për aktorin Lind Denjalli

Kësaj here i intervistuar nga Portalb.mk ishte aktori nga Tetova, Lind Denjalli. Në këtë intervistë ai tregoi se inspirimi i tij që e shtyu dhe të vazhdoj në këtë fushë, ka qenë gjithmonë aktori amerikan Robin Williams. Para disa muajsh Lindi mori pjesë dhe në një reality show në Shqipëri të cilin e veçon si një nga eksperiencat më të bukura dhe reagim më produktiv në ecurinë e karrierës së tij. Këtë profesion ai ua sugjeron dhe të rinjve të tjerë duke ju drejtuar me mesazhin që të sfidojnë veten për të qenë versioni më i mirë dhe të arrijnë çdo qëllim që kanë vendosur.

Lind Denjalli, Robin Williams


Çfarë ju shtyu të bëheshit një aktor?
Robin Williams ka qenë dhe është inspirimi im, idhulli im dhe gjithmonë e kam parë veten si një aktor dhe jam përpjekur të bëj më të mirën time për të arritur një lloj profesionalizmi në ketë fushë.

 

 

 

 

Lind Denjalli- “Aventurierët”

Nga lindi ideja e pjesëmarrjes tuaj në një reality show në Shqipëri siç ishte “Aventurierët”?
Pjesëmarjen time tek aventurieret nuk dua ta quaj si të rastësishme, pasi çdo zgjedhje e imja ka qenë në shërbim të qëllimeve të mia për të ardhmen. Kam zgjedhur të shfrytëzoj çdo lloj mundësie për të qenë një versioni më i mirë i vetes pra e pashë si një sfidë për veten dhe unë i zgjedh ti ndjek sfidat. Një mik i imi më njoftoi në lidhje me realizimin e këtij reality show dhe nuk mu desh shumë për të vendosur që dua të jem pjesë e këtij reality show.

 

Lind Denjalli

A konsiderohet ky reality show si një prej eksperiencave të tua më të bukura dhe një ndihmesë për ju sa i përket famës?
Si çdo rrugëtim edhe ky mban në vete vështirësitë e tij por me shumë punë miq të mirë dhe nga fakti që po bëja atë që dua u kthye në eksperiencën time më të bukur. Aventurierët ka qenë padyshim një eksperience tejet e bukur dhe sigurisht ka pas dhe reagim tepër produktiv në ecurinë e karrierës sime.

A kanë mbështetje artistët në përgjithësi në RMV?
Arti dhe artistët kanë mbështetje nga artdashësit gjithmonë jo vetëm ne RMV por kudo.

 

Lind Denjalli

A do tua kishe sugjeruar dhe të rinjve të tjerë këtë profesion?
Sigurisht qe jua sugjeroj te rinjve të tjerë këtë profesion. Mjafton ta kenë qejf dhe të kenë vullnet për të punuar fortë dhe do ja dalin. Aktrimi nuk të lë kurrë bosh ne shpirt.

Cilat janë planet e juaja për të ardhmen?
Preferoj të them atë që bëj dhe të bëj atë që them. Sigurisht që kam plane. Kam një vizion dhe ndjek çdo rrugë drejt arritjeve te qëllimeve dhe vizionit tim, por siç e thashë preferoj të flasin arritjet e mia.

 

 

Lind Denjalli

Një mesazh nga ju për të rinjtë?
Mesazhi im për te rinjtë është që të mos dorëzohen ndaj asnjë sfide. Të sfidojnë veten për tu bërë versioni më i mirë vetes dhe për të arritur çdo qëllim që i kanë vendosur vetes. Do ju thoja të ëndërrojnë për gjera që i frikësojnë dhe të korrin çdo mundësi për të arritur ëndrrat e tyre.

 

Më poshtë ju mund të ndiqni intervistën të përmbledhur në një video.

Intervista të tjera të realizuara nga Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button