Kodra e Diellit, premtohet nga viti 2014, sot filloi të punojë teleferiku me gjashtëulëse (VIDEO)

Teleferiku me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit i cili premtohet nga marsi i vitit 2014 u lëshua në funksion. Çmimi për një vozitje në këtë teleferik është 150 denarë ndërkaq sot ky teleferik do të mund të shfrytëzohet pa pagesë, shkruan Portalb.mk.

 

LAJMI DO TË PËRDITËSOHET

Nga Elem Turs njoftojnë se në këtë ngjarje do të marrë pjesë ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi si dhe drejtori i sapo zgjedhur i Elem Turs, Adem Avziu.

Adem Avziu, drejtor i "Elem Turs".
Adem Avziu, drejtor i “Elem Turs”.

“Nga e premtja (29.01.2021) për herë të parë për këtë sezon e lëshojmë në përdorim teleferikun e ri me gjashtë ulëse “Leitner” në Qendrën e Skijimit „Kodra e Diellit“. Përdorimi i gjashtëulëses “Leitner” të premten, ditën e parë të lëshimit në përdorim të teleferikut për këtë sezon, për shëtitje (pamje) panoramike për vizitorët e Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit” do të jetë FALAS. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i ELEM TURS, Adem Avziu. Janë planifikuar deklarata për media dhe shëtitje panoramike për gazetarët” kumtuan nga Elem Turs.

Çmimorja për shfrytëzimin e këtij teleferiku me gjashtëulëse do të vleje nga dita e shtunë, marrë parasysh se nesër do të jetë pa pagesë, bëhet fjalë për një çmim prej 150 denarësh për një vozitje, me kaucion kthyes në vlerë prej 200 denarëve.

“Bëhet fjalë për teleferik shumë bashkëkohor, i vetmi i këtij lloji në vendin tonë. Gjatësia e linjës së teleferikut është 1.510 metra, me kapacitet maksimal për transportimin e skiatorëve prej 2.400 skiatorë në orë. Teleferiku me gjashtë ulëse është i pozicionuar në lokacionin nga Mal Jelak deri në majën e ski-ashensorit Ajduçka Ramnina (ish Ge). Shtigje të reja skijimi në gjatësi mbi 3 km do të sigurohen përgjatë linjës së teleferikut të ri. Ditët tjera teleferiku me gjashtë ulëse do të punojë rregullisht, si dhe ashensorët e tjerë të skijimit dhe teleferikët në Qendrën e Skijimit, nga ora 9 deri në 15:30. Çmimi për një vozitje në teleferikun me gjashtë ulëse, që do të vlejë nga e shtuna, është 150 denarë. Për të gjitha biletat në Qendrën e Skijimit, kërkohet kaucion kthyes në vlerë prej 200 denarë” kumtuan nga Elem Turs.

Ka më shumë se 1 muaj që ka filluar sezoni turistik në Kodrën e Diellit, megjithatë, teleferiku me gjashtëulëse për së pari herë do të futet në funksion nesër, edhe pse i njëjti është premtuar shumë kohë më herët.

Funksionalizimin e këtij teleferiku, drejtori i Kodrës së Diellit, Zhivko Aleksovski, vetëm për 1 muaj e ka premtuar 3 herë.

Fillimisht, dy ditë para fillimit të sezonit turistik në Kodrën e Diellit, drejtori Zhviko Aleksovski për Portalb sa tha se është 99% i sigurt se me hapjen e sezonit, do të filloje me funksionim edhe gjashtëulësja, kjo nuk ndodhi.

Zivko Aleksovski, drejtor i Kodrës së Diellit.
Zivko Aleksovski, drejtor i Kodrës së Diellit.

“Po, 99% do të funksionoje edhe teleferiku me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit” tha Aleksovski, dy ditë para fillimit të sezonit turistik në Kodrën e Diellit.

Duke marrë parasysh se kjo nuk ndodhi, Aleksovski u arsyetua me “probleme teknike” dhe premtoi lëshimin e gjashtëulëses në funksion gjatë muajit janar, as kjo nuk ndodhi.

“Momentalisht teleferiku me gjashtëulëse nuk është në funksion, mendoj se pas Vitit të Ri dhe gjatë muajit janar duhet të lëshohet në funksion i njëjti” tha Aleksovski me datë 25 dhjetor.

Ndërkaq, 8 ditë më herët, i njëjti drejtor tha se gjithçka është gati dhe se presin stafin teknik nga Italia që të vijnë për të lëshuar në funksion këtë teleferik me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit, sipas tij, kjo do të ndodhë në fillim të muajit shkurt.

“Procedura për lëshimin në funksion të teleferikut me gjashtëulëse po rrjedh, të gjitha përgatitjet nga ana jonë janë nga fundi, aktualisht jemi duke pritur stafin nga Italia të vijnë që të lëshojnë në funksion, kjo do të ndodhe në fillim të muajit shkurt” tha drejtori i Kodrës së Diellit, Zhivko Aleksovski me datë 20 janar.

Ky teleferik ju ka kushtuar qytetarëve 581 milionë denarë, apo 9.5 milionë euro

Kontrata e parë për ndërtimin e teleferikut është nënshkruar me 10 mars 2014.  Në ceremoninë për vendosjen në funksion të këtij tekeferiku morrën pjesë kryeministri teknik, deputet nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), zëvëndës kryeministri Duraku, ministri i ekonomisë, Bekteshi, drejtori i ESM dhe shumë persona tjerë përgjegjës për zvarritjen e kësaj procedure.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button