Këshilli i Komunës së Tetovës e miratoi çmimoren për transportin publik (Infografik)

Këshilli i Komunës së Tetovës sot e ka miratuar çmimoren për biletat për transportin publik të cilin e ka përgatitur Ndërmarrja Publike “Tetova Transport”.  Në Tetovë do të funksionojnë tre linja të transportit publik përmes qytetit, njofton Portalb.mk.

Sipas të gjitha gjasave, pritet që transporti publik në Tetovë të filloje me funksionim në fillim të muajit mars.

Portalb.mk përgatiti një infografik me çmimet e biletave që janë miratuar:

Cilat do të jenë linjat në të cilat do të kalojnë këta autobusë?

Fillimisht, nga Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” është planifikuar që të funksionojnë tre linja të cilat mbulojnë pjesën më të madhe të qytetit të Tetovës, edhe atë:

  • Linja e  parë – është nga stacioni i autobusëve në rrugën Boris Kidriç për në Universitetin e Evropës Juglindore.
  • Linja e dytë – kalon përgjatë rrugëve Boris Kidriç, Ivo Lola Ribar, Strasho Pindzur, t.c. Merdzan, Ilindenska, pranë Universitetit UEJL, Ljuboten, rrugët Kiro Ristoski Drnc, Gjorce Petrov, Braka Miladinovi, Bulevardi Vidoe Smilevski Bato, 29 Nëntor, Blagoja Toska, Marshalli Tito, Bulevardi Vidoe Smilevski-Bato dhe përfundon përsëri në stacionin e autobusëve në rrugën Boris Kidriç.
  • Linja e tretë – në rrugët Boris Kidriç, Bulevar Vidoe Smilevski Bato, Marshalli Tito, Blagoja Toska, 29 nëntor, Bulevardi Vidoe Smilevski Bato, Braka Miladinovi, Gjorce Petrov, Kiro Ristoski Drnc, Ljuboten, Ilindenska, UEJL dhe kthehet përgjatë Ilindenskës në t.c. Merjan, Rruga Strasho Pindzur, Ivo Lola Ribar, Blagoja Toska dhe përfundon në stacionin e autobusëve në rrugën Boris Kidric.

Kryetarja e Komunës së Tetovës ka edhe 8 muaj mandat ndërsa autobusët do të paguhen për 13 vite.

Ndryshe, premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“,  ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button