BE dhe AstraZeneca nuk po arrijnë marrëveshje për vonesat e vaksinës

Bashkimi Evropian (BE) dhe përfaqësuesit e kompanisë së vaksinave AstraZeneca kanë dështuar në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje për dërgesat e vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) për qytetarët e bllokut evropian.

Komisionerja e BE-së për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakides njoftoi në rrjetet sociale se me shefin ekzekutiv të kompanisë AstraZeneca, Pascal Soriot, diskutuan dorëzimin e vaksinës së kompanisë së tij në përputhje me marrëveshjet kontraktuese të parashikuara në ‘Marrëveshjen e Blerjes me Paradhënie’, transmeton AA.

Kyriakides njoftoi se në takimin e mbajtur në Bordin drejtues të vaksinave të BE-së me shefin e kompanisë AstraZeneca kanë pasur një “ton konstruktiv”. “Ne shprehim keqardhje për mungesën e qartësisë së vazhdueshme në orarin e dorëzimit dhe kërkojmë një plan të qartë nga AstraZeneca për shpërndarjen e shpejtë të vaksinave që kemi rezervuar për tremujorin e parë. Ne do të punojmë me kompaninë për të arritur zgjidhje dhe për të shpërndarë vaksina me shpejtësi për qytetarët e BE-së”, shkroi Kyriakides në Twitter.

Blloku evropian ka arritur marrëveshje për blerjen e vaksinave edhe me kompanitë Moderna, CureVac, Johnson&Johnson dhe Sano/GlaxoSmithKline.

“Ne mohojmë logjikën ‘ai që vjen i pari shërbehet’. Kjo mund të funksionojë tek kasapët e lagjes, por jo në kontrata dhe jo në Marrëveshjet e Blerjes me Paradhënie”, shtoi Kyriakides pas takimit.

Ajo po ashtu përsëriti se AstraZeneca duhet të përmbushë zotimet e saj të marrëveshjes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button