Protesta të reja në Poloni pas pothuajse ndalimit të plotë të abortit

Ndalimi diskutabil, pothuajse i plotë i abortit në Poloni hyri në fuqi në mesnatë, njoftoi qeveria. Sipas vendimit gjyqsor të tetorit, aborti do të lejohet vetëm në rast të përdhunimit dhe incestit ose në rastet kur shtatzënia rrezikon jetën e nënës, njofton Portalb.mk.

Shumica e polakëve nuk e mbështesin ndalimin e rreptë, prandaj edhe kanë filluar protestat në të gjithë vendin që nga mëngjesi. Aktivistët thirrasin që nesër të fillojë një protestë të madhe rrugëve të Varshavës. Edhe kryetari i Varshavës u bëri thirrje grave të refuzojnë vendimin dhe të dalin në rrugë në një numër të madh.

Në tetor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese vendosi që ligji i vitit 1993 që lejon abortin në rast të anomalive të rënda dhe të pandreqshme të fetusit ishte antikushtetues. Në vitin 2019, 98% e aborteve në Poloni u kryen mbi atë bazë, që do të thotë se vendimi aktual ndalon shumicën e aborteve. Kjo shkaktoi zemërim të madh në publik sepse vendimi kaloi pa asnjë debat parlamentar.

Vlerësohet se 200.000 gra në Poloni çdo vit abortojnë ose shkojnë jashtë vendit për këtë procedurën.

Ndryshe, në fillim të tetorit të vitit 2020, Qeveria në Poloni shtyu zbatimin e këtij vendimi, kjo pas zhvillimi të demonstratave më të mëdha që nga rënia e komunizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button