fbpx

Shpresat e mëdha të Pekinit për vaksinat “prestigjioze” kineze po “avullohen” pas reagimeve në të gjithë botën

Dy vaksinat kineze të koronavirusit, të cilat Pekini dhe një numër qeverive dhe njerëzve në të gjithë botën i kanë konsideruar ose po konsiderojnë të bëhen simbol i prestigjit për Kinën dhe platformën e saj shkencore, po përballen me një sërë reagimesh negative dhe shifra të pafavorshme. Autoritetet në Turqi dhe Brazil, si dhe në vendet e tjera të botës, kryesisht nga grupi “kanë reaguar“ se kompanitë kineze që prodhojnë dy vaksinat janë të ngathëta në shpërndarjen e dozave ose të përbërësve. Përveç kësaj, kanë dalë edhe rezultate të provave që hedhin dyshime në pretendimet e kompanive farmaceutike kineze, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Javën e kaluar, të dhënat nga një provë e fazës së vonë të CoronaVac të kompanisë kineze Synovak në Brazil treguan efikasitet shumë më të ulët se kaq – vetëm 50,38%, që është vetëm një qime floku larg pragut të përcaktuar nga Organizatës botërore të shëndetësisë (50 përqind) dhe efikasiteti është shumë më pak se shifra prej 78% të vendosur nga Kina këtë muaj.

Foto: HFCM Communicatie / Wikipedia.org
Foto: HFCM Communicatie / Wikipedia.org

Kjo mospërputhje ka bërë që disa shkencëtarë të vënë në pikëpyetje dhe të lëkundin besimin në të gjithë botën për vaksinat e krijuara në Kinë.

“Për shkak se shumë vende duan të porosisin ose tashmë e kanë porositur vaksinën Synovak, kjo mund të zvogëlojë gatishmërinë e njerëzve për ta marrë atë, pasi ata do të pyesin për përfitimet nga vaksinat. Kjo mund të jetë një pengesë,” tha për CNN Jangzhong Huang,  këshilltar i lartë shkencor për shëndet global në” Këshillin për punë të jashtme” (Council on Foreign Relations) në SHBA dhe ekspert i sistemit të shëndetit publik të Kinës.

Dush i ftohtë nga Brazili

Rezultatet nga Brazili tregojnë se CoronaVac është shumë më pak efektive sesa vaksinat Pfizer-BioNTek dhe Moderna, të cilat kanë një normë efikasiteti prej rreth 95%. Rusia thotë se vaksina e saj Sputnik V është 91 për qind efektive, ndërsa vaksina britanike, e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneka, ka një efektivitet mesatar prej 70 për qind. CoronaVac e Synovak është gjithashtu më pak efektiv sesa konkurrenti i saj i brendshëm, kompania në qeveritare Synofarm, vaksina e së cilës ka efektivitet 79.34%.

Deri më tani, 24 vende, shumë prej tyre me të ardhura të ulëta dhe të mesme, kanë nënshkruar kontrata me prodhuesit kinezë, në një kohë kur vendet më të pasura kanë “marrë” dozat e vaksinave nga Fajzer-BioNTek dhe Moderna. Por vonesat e lindjes dhe efikasiteti më i ulët mund të nënkuptojnë se vendeve të varfra do t’u duhet më shumë kohë për të kapërcyer virusin.

Pekini zyrtar përballet me kundërshtime

Autoritetet në Pekin, duke shpresuar se vaksinat do të përmirësojnë reputacionin global të Kinës, tani janë në gjendje defansive. Media kineze e drejtuar nga shteti ka nisur një fushatë dezinformimi kundër vaksinave amerikane, duke vënë në dyshim sigurinë e produkteve Fajzer-BioNTek dhe Moderna dhe duke promovuar vaksinat kineze si një alternativë më e mirë. Ata gjithashtu përhapën video që ishin vendosur më parë nga anti-depiluesit në Shtetet e Bashkuara, shkruan „Nju Jork Tajms“ (“The New York Times”).

Kina, ndërkohë, është në të njëjtin nivel me Shtetet e Bashkuara për sa i përket numrit të prodhuesve të vaksinave të koronavirusit – të dy vendet kanë nga dy prodhues secili, por ndryshe nga vaksinat Fajzer-BioNTek dhe Moderna, dozat kineze mund të ruhen në temperaturë dhome në frigoriferë të zakonshëm dhe ato janë më të lehta për transport, duke i bërë ato shumë më të pranueshme për botën në zhvillim.

Paketimi i vaksinës kineze Synovak | Foto: Qeveria e Shtetit të Sao Paulo në Republikën Federale të Brazilit | Wikimedia Commons

Por nëse shikoni tasin tjetër, ende është e freskët revolta globale me dështimin e Kinës për të i paraqitur botës gjendjen e vërtetë me pandeminë. Aktivitetet e saj për shpërndarjen e maskave dhe mjeteve mbrojtëse në fillim të vitit të kaluar u njohën qartë në raportet e cilësisë së dobët dhe kërkesat nga autoritetet kineze për falënderim publik. Ndërsa vonesat në shpërndarjen e vaksinave në vende si Turqia dhe Brazili i japin një goditje tjetër serioze ambicies së Kinës për të pozicionuar veten si super fuqi shkencore dhe diplomatike.

Ndër tjerash, të dy prodhuesit kinezë të vaksinave u mburrën se mund të prodhonin dy miliardë doza të të dy vaksinave këtë vit.

Sidoqoftë, qeveria e Turqisë fillimisht premtoi se 10 milion doza të vaksinës Synovak do të mbërrijnë në dhjetor, por sipas Ministrit turk të shëndetësisë Fahretin Koxha, deri në javën e kalua kishin arritur vetëm tre milionë, ndërsa pjesa tjetër nga kjo javë. Koxha nuk shpjegoi pse po ndodhte kjo.

Porosi të sasive të mëdha

Në përgjithësi, Synovak ka kontratë për 50 milionë doza për Turqinë, 46 milionë doza për Brazilin dhe 7.5 milionë për Hong Kong, kurse Indonezisë do t’i dorëzojnë sasi të paketuara prej 40 milion dozash, të cilat do të mbushen në shishe në atë vend. Tajlanda porositi dy milion doza CoronaVac, nga të cilat do të marrë 200.000 dozat e para në shkurt, kurse Filipinet kanë porositur 25 milionë doza, nga të cilat dërgesa e parë do të mbërrijë gjithashtu muajin tjetër.

Megjithatë, sipas rezultateve të provave të vaksinave në Brazil, në disa vende planet për blerje po rishikohen. Ministri i shëndetësisë Singaporit tha se ata do ta testojnë vaksinën para se të fillojnë ta përodrin. Ky mikro-vend nuk e ka aprovuar vaksinën CoronaVac, por ka një marrëveshje për blerje. Malajzia fqinje thotë se do të kërkojë informacion shtesë nga Synovak përpara se të miratojë blerjen, kurse një këshilltar i lartë mjekësor nga Hong Kongu tha se një komision i ekspertëve do të shqyrtojë dhënien e ndonjë vaksine në bazë të të dhënave nga testimet klinike.

Foto: CDC në Unsplash

Megjithëse Agjencia Rregullatore Anvisa javën e kaluar miratoi përdorimin e CoronaVac nga kompania kineze Synovak për qëllime emergjente, ajo sqaroi se nuk kishte qasje në të dhëna të rëndësishme për vaksinën në fazën e tretë të studimit.

Në Tajlandë dhe Filipine, megjithëse autoritetet kanë mbështetur publikisht vaksinën Synovak, disa politikanë janë skeptikë lidhur me planet për imunizim. Në Tajlandë, për këtë arsye, rregullatorët i kanë kërkuar Synovakut të sigurojë më shumë informacione për testimet klinike.

Përkundër të dhënave nga Brazili për vetëm 50,38% efikasitet të vaksinës CoronaVac, për hir të vërtetës, duhet thënë se ky vend, ashtu si Turqia, janë orientuar më shumë kah produkti kinez sepse prodhuesit perëndimorë nuk mund t’i dorëzojnë sasi të mëdha të vaksinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button