fbpx

RMV, Shoqatat e mediave: Zgjedhja e organeve në RTM dhe ASHMAA me shumicë të thjeshtë është e rrezikshme

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), Instituti Maqedonas i Mediave (IMM) dhe Këshilli për Etikë në Media (KEMM) propozojnë që zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Programor në RTM dhe Këshillin e ASHMAA në Kuvendin e RMV-së të bëhet me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, në vend të shumicës prej dy të tretave, siç është rregulluar me legjislacionin ekzistues, njofton Portalb.mk.

Ata shprehen se po ndjekin me shqetësim procesin e ndryshimit të Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele, iniciuar nga një grup deputetësh të shumicës qeveritare. .

“Është fakt që për shkak të parimit të shumicës së dy të tretave dhe mosmarrëveshjeve midis koalicionit qeverisës dhe opozitës, ky proces deri më tani ishte bllokuar në Kuvendin e RMV-së, por dallimet partiake nuk duhet të shfrytëzohen si justifikim për të prishur “sistemin e meritës” për zgjedhjen e personave në këto organe. Sidoqoftë, para se të mendohet për ndonjë ndryshim eventual në mënyrën e votimit, është e nevojshme që Kuvendi të bëjë përpjekje serioze për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillave përmes ligjeve ekzistuese, në mënyrë që t’u jepet shans proceseve demokratike për të tejkaluar bllokadat që ishin të dukshme në përbërjen e kaluar parlamentare”, thuhet reagimin e shoqatave të mediave.

Për më tepër, sips tyre, shqetësues është fakti që ky ligj është propozuar të miratohet në procedurë të shpejtë, pa ndonjë shpjegim në propozim, gjë që nuk lë hapësirë për debat publik e as për transparencë dhe përfshirje të palëve të interesuara në miratimin e të njëjtit.

“Parimi i shumicës së dy të tretave në zgjedhjen e anëtarëve të organeve drejtuese në Servisin radiodifuziv publik dhe Rregullatorin mediatik është i rëndësishëm sepse në këtë mënyrë zvogëlohet rreziku i ndikimit politiko-partiak në zgjedhjen e anëtarëve të këtyre organeve nga ana e deputetëve. Ndryshimi eventual sjell rreziqe edhe për përbërjen e ardhshme të Këshillave, të cilët mund të zëvendësohen lehtësisht me çdo ndryshim të pushtetit. Kjo do të shkelë parimin e pavarësisë së institucioneve nga politika, që ishte motivi kryesor kur u votua zgjidhja aktuale ligjore”, thuhet tutje në reagim.

Për parimin e zgjedhjes me shumicë prej dy të tretave, thonë nga këto shoqata, gazetarët dhe organizatat mediatike u angazhuan edhe në vitin 2013 kur u miratuan ligjet për media, dhe për këtë parim u angazhuan edhe ekspertët e Këshillit të Evropës gjatë hartimit të Ligjit për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele, me të cilat rregullohet puna e RTM-së dhe ASHMAA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button