fbpx

Kuvendi miratoi Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje

Me 71 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur, dje Kuvendi i RMV-së miratoi Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje, njofton Portalb.mk.

Qëllimi i ligjit është mbrojtja dhe parandalimi i dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe dhunës në familje, mbrojtje efektive e viktimave të çdo forme të dhunës me bazë gjinore ndaj grave, si dhe viktimave të dhunës në familje duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe traktatet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën.

Ligji nën termin “grua” gjithashtu përfshin vajzat nën 18 vjeç, ndërsa përgjegjës për zbatimn e tij janë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ajo Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, Drejtësisë, si dhe Kuvendi, kryetarët e komunave, komunat, organizatat joqeveritare dhe shoqatat.

Me këtë ligj, është paraparë që ministritë e sipërpërmendura, qendrat për punë sociale, prokuroritë, komunat, të gjobiten nga 1,000 deri në 5,000 euro nëse nuk veprojnë në përputhje me kompetencat e sakta të dhëna me ligj.

Ndërkohë, drejtuesit e qendrave për punë sociale, deri te ministrat, prokurorët dhe udhëheqësit e tjerë në organet shtetërore, nëse nuk trajtojnë viktimën e dhunës në familje siç është shkruar në ligj ose nëse nuk ofrojnë kushte dhe politikat e shkruara saktësisht sipas përgjegjësive të tyre do të gjobitetn nga 100 500 euro.

Përveç kësaj, sindikatat do të duhet të bëjnë hetime mbi dhunën ndaj grave në vendin e punës, ndërsa pronarët e ndërmarrjeve me më shumë se 10 punonjës do të duhet të organizojnë trajnime mbi dhunën e bazuar në gjini dhe familje.

Nga ana tjetër, gjykatat dhe prokurorët do të duhet të mbajnë statistika të veçanta për familjen dhe dhunën ndaj grave.

Media, kuadri i mësimdhënësve, Agjencia për shërbime mediatike, por edhe kishat dhe xhamitë kanë detyrim të promovojnë politikë kundër kësaj lloj dhune dhe të mos e miratojnë atë. Komunitetet fetare do të ndëshkohen nëse mbështesin dhunën ndaj grave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button