fbpx

Qeveria e ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë të nisë procedurën për furnizimin e 200 mijë vaksinave kineze

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka obliguar Ministrinë e Shëndetësisë që të zbatojë procedurë për furnizimin e 200.000 dozave të vaksinës kineze, njofton Portalb.mk.

“Me konkluzion të Qeverisë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë obligim të zbatojë procedurë për furnizimin e 200.000 dozave të vetme SARS KoV-2 vaksinë e inaktivizuar kundër KOVID-19 në pajtueshmëri me nenin 55 paragrafi (1) pika g) nga Ligji për Furnizime Publike Publike, gjegjësisht nëpërmjet procedurës me bisedime pa publikim të shpalljes. Bëhet fjalë për furnizim të ri, përveç atij të mekanizmit KOVAKS prej 833.000 doza të vaksinës për të cilat Ministria e Shëndetësisë e ka paguar avansin dhe e ka siguruar garancinë financiare, me çka i ka plotësuar obligimet financiare që dalin në bazë të nënshkrimit të marrëveshjes. Sipas paralajmërimeve nga mekanizmi KOVAKS, sasitë e para nga ky furnizim pritet që të dërgohen në pjesën e parë të muajit shkurt”, thuhet në kumtesë.

Ministri Venko Filipçe

Nga Qeveria thonë se Ministria e Shëndetësisë është në fazën përfundimtare nga bisedimet me prodhuesin “Pfizer” për furnizimin e 800.000 vaksinave tjera, për muajt e ardhshëm.

Pasi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi se po shqyrtohet mundësia për furnizimin e vaksinave kineze të prodhuesve “Sinovak” dhe “Sinofarm” dhe tha se nuk ka dyshim n# cilësinë e tyre.

“Nuk ka dyshim në cilësinë e vaksinave sepse dokumentet, certifikatat që të gjithë prodhuesit e vaksinave kanë nga vendet e tyre janë plotësisht të përshtatshme. “Mënyra në të cilën vlerësohen të gjitha rezultatet e studimeve klinike, procesi i bërjes së vaksinave, posaçërisht ato për të cilat po flasim, është e njohur për ekspertët tanë,” tha paraprakisht Filipçe.

Nikolla Panovski
Nikolla Panovski

Profesori i Fakultetit të mjekësisë, Nikolla Panovski, thotë se vaksina nga “Sinofarm” është vaksinë klasike e prodhuar nga virus i vdekur, nuk është bërë me teknologji të re. Ai tregon se detajet në lidhje me vaksinat, par atë se cilat mund të konfirmohen me siguri, do të dihen për dy ose tre vjet.

“Sikur dikush të më thoshte vitin e kaluar se duhet të vaksinohesha me një vaksinë nga Lindja, kjo me siguri do të kishte qenë një fyerje, ndërsa tani rezulton se është mundësi e mirë,” tha Panovski, duke shtuar se sa i përket vaksinave ne mund të mbështetemi në Lindje dhe vende si India dhe Kina që janë gjigande.

“Cilësia e vaksinës duhet të shihet si për çdo markë tjetër. Produktet janë të barabarta me ato perëndimore, shpresoj që vaksinat të jenë të së njëjtës cilësi. Nga ajo që shohim në Perëndim, opsionet Lindore nuk duhet të përjashtohen. “Nëse nesër vaksina kineze, do të jem i pari që do të vaksinohem”, tha Panovski.

Në Ministrinë e Shëndetësisë është përgatitur plani për vaksinim dhe tërësisht janë përgatitur entet shëndetësore dhe qendrat për shëndet publik në gjithë shtetin për t’i ndërmarrë dhe aplikuar vaksinat. Në grupin e parë janë punonjësit shëndetësorë që punojnë me kovid-pacientë, të punësuarit në laboratorët ku bëhet diagnostikë, personat nën përkujdesje në shtëpitë për persona me nevoja të veçanta dhe personat më të moshuar nga grupmoshat mbi 70 vjet që kanë komorbiditete. Në grupin e dytë janë punonjësit tjerë shëndetësorë, të punësuarit në infrastrukturën kritike – mësimdhënësit, të punësuarit në kopshtet për fëmijë, gazetarët dhe kuptohet pacientët e grupmoshave tjera që kanë sëmundje kronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button