Çfarë duhet të dinë prindërit për sëmundjen që lidhet me COVID-19 te fëmijët

Sindroma Inflamatore Multisistemike (MIS-C) tek fëmijët është gjendje në të cilën pjesë të ndryshme të trupit preken nga inflamacioni, gjë që prek mushkëritë, zemrën, veshkat, lëkurën, sytë dhe organet gastrointestinale, shkruan Panacea.mk.

Ende nuk dihet se çfarë e shkakton zhvillimin e kësaj gjendje, megjithatë dihet që një numër i madh i fëmijëve me këtë sindromë kishin edhe virusin që shkakton COVID-19 ose ishin në kontakt me dikë që kishte sëmundjen. Sindroma mund të jetë e rrezikshme, dobësuese dhe vdekjeprurëse, por shumica e fëmijëve të diagnostikuar me gjendjen shërohen me kujdes mjekësor.

ÇFARË TË BËNI NËSE MENDONI SE FËMIJA JUAJ KA MIS-C?
Sigurisht që është e rëndësishme të kontaktoni mjekun ose të telefononi në spital nëse vëreni ndonjë nga këto simptoma tek fëmija juaj:

  • Temperatura e lartë trupor
  • Dhimbje barku
  • Të vjella
  • Diarre
  • Dhimbje qafe
  • Skuqje
  • Skuqja e syve
  • Lodhje e tepërt
  • Jini të vetëdijshëm se jo çdo fëmijë do të ketë të njëjtat simptoma. Nëse fëmija juaj ka ndonjë nga këto shenja paralajmëruese, thirrni ambulancën menjëherë:
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Dhimbje në gjoks ose presion që nuk largohet
  • Konfuzion
  • Vështirësia për t’u zgjuar ose fëmija ka vështirësi të qëndrojë zgjuar
  • Fytyrë ose buzë në ngjyrën blu
  • Dhimbje të forta në zonën e barkut

SI DO TË KUJDESET MJEKU PËR FËMIJËN?
Mjeku mund të kryejë disa teste për të kërkuar inflamacion ose simptoma të tjera të sëmundjes, ndërsa testet përfshijnë:

  • Marrja e gjakut
  • Radiografia e mushkërive
  • Ekografi të zemrës
  • Ekografi të zgavrës së barkut
  • Mjekët mund të kujdesen për çdo simptomë ekzistuese, ilaçe ose lëngje për ta bërë fëmijën të ndihet më mirë, por mund të përdoret edhe kombinimi i ilaçeve për të trajtuar inflamacionin. Shumica e fëmijëve me këtë sindromë do të kenë ende nevojë për trajtim spitalor, ndërsa disa prej tyre, për fat të keq, gjithashtu shkojnë
  • në njësinë e kujdesit intensiv të fëmijëve.

Prindërit që shqetësohen për shëndetin e fëmijës së tyre, qoftë COVID-19 apo sindroma MIS-C, duhet të kontaktojnë menjëherë pediatrin ose ndonjë mjek tjetër, ndërsa ata do të sigurohen që fëmija të jetë më mirë.

ÇFARË NUK DIHET PËR KËTË SINDROMË?
Ekspertët ende po mësojnë për atë dhe si funksionon tek fëmijët, kështu që nuk dihet saktësisht pse disa fëmijë sëmuren dhe të tjerët jo. Gjithashtu nuk dihet nëse fëmijët me kushte të caktuara shëndetësore janë më të ndjeshëm ndaj sindromës MIS-C apo jo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button