RMV, “Dhoma publike” me fotografi private të fëmijëve, Komiteti i Helsinkit kërkoi të zbardhet rasti

Dhoma publike” është një skandal që vitin e kaluar është shfaqur në Maqedoninë e Veriut, pasi u publikuan fotografi private dhe eksplicite të fëmijëve. Komiteti i Helsinkit ka reaguar për neglizhencën e institucioneve të vendit për zbardhjen e këtij rasti, transmeton Portalb.mk.

“Kërkojmë nga Prokuroria publike që menjëherë dhe plotësisht të pastrojë rastin “Dhoma publike” që përfaqëson një vepër penale në të cilën shumë gra janë viktima dhunës në baza gjinore”, deklarojnë nga Komiteti.

Komiteti sqaroi se rasti tashmë është në kompetenca të Prokurorisë publike, ndërsa grupe të tilla janë akoma aktive në Telegram në lidhje me publikimin e fotografive, emrave dhe adresave

“Një vjet pas publikimit të kësaj grupe ne rrjetin Telegram, që përdoret për ngacmime seksuale të vajzave përmes publikimit të fotografive të tyre pa asnjë lloj pëlqimi, në kontekst pornografik, si dhe të dhëna personaле për viktimat, jemi dëshmitar edhe të rasteve të reja të këtij keqpërdorimi”, deklarojnë nga Komiteti.

Në reagimin e tyre, Komiteti përkujtoi se dënimi për publikimin e videove private me përmbajtje pornografike mund të dënohet me burg deri në një vit në bazë të nenit 149 nga Kodi Penal, ndërsa për fëmijë në bazë të nenin 193—a nga Kodi Penal me dënim deri tetë vjet burg.

“Ne konsiderojmë se qëndrimi i Prokurorisë Publike është skandaloz dhe i papranueshëm, nga e cila pritet ta procedojë rastin në mënyrë që ta provojë fajësinë dhe t’i sanksionojë krijuesit dhe pjesëmarrësit në një formë kaq serioze të ngacmimit seksual të vajzave, shumë prej të cilave janë të mitura”, vlerësojnë nga Komiteti.

Ndryshe, shtatë vajza nga Shkupi, Kërçova, Tetova dhe Shtipi kanë denoncuar në Byronë për siguri publike që fotografi të tyre janë keqpërdorur në grupin “Dhoma publike” në aplikacionin celular  “Telegram”.

LEXO: Mediat t’i kthehen edukimit në vend të sensacionalizmit në raportimin në grupin “Dhoma publike”
LEXO: “Dhoma Publike” është një koleksion i grabitqarëve seksualë që trupat femra i shikojnë si objekte pa të drejtë të privatësisë
LEXO: Policia zbuloi dy udhëheqësit shkupjan te “Dhoma publike”
LEXO: Policia po kërkon administratorin tjetër të “Dhomës publike”

LEXO: “Dhoma publike”, skandali me fotografi që përfshiu fëmijët në Maqedoninë e Veriut
LEXO: Nëse nuk sanksionohet kryerësit, do të kemi edhe tjera “Dhoma Publike”
LEXO: “Dhoma publike” tregoi anën e errët të grupeve të mbyllura në Internet
LEXO: Shtatë vajza nga Shkupi, Kërçova, Tetova dhe Shtipi kanë denoncuar që janë keqpërdorur në “Dhomë publike”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button