RMV, afër gjysma e rasteve të dhunës në familje u larguan nga gjykata prej personave që vetë e kanë paraqitur

Në Maqedoninë e Veriut në 81 rastet gjyqësorë ku është shqyrtuar dhuna në familjen,  janë shqiptuar dënime të lehta, derisa 46% e rasteve të paraqitura janë larguar nga vetë personat që e kanë paraqitur rastin.

Darko Avramovski nga koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, për REL theksoi se në 11% të rasteve ka ndodhur që edhe të hedhet poshtë padia.

“Gjashtëdhjetekatër për qind e rasteve kanë përfunduar me shqiptimin e dënimit me kusht, përkatësisht dënimit alternativ që nuk parasheh heqjen e lirisë, në 25 për qind të të rasteve është shqiptuar dënimi me burg , në 11 për qind të rasteve është hedhur poshtë padia”, thotë Avramovski, duke vlerësuar se kjo ka të bëjë me politika të buta ndëshkuese

Ministria e punës dhe politikës sociale ka theksuar se akoma është I vogël numri I rasteve të paraqitura, ndërkohë 46 për qind e rasteve të dhunës edhe pasi janë denoncuar në organet kompetente, janë hequr paditë gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor. Ministrja Jogoda Shahpanska ka sqaruar se në procedurë parlamentare janë ndryshimet ligjore që planifikojnë gjykime të shpejta për rastet e dhunës në familje, si dhe lirim të viktimave nga pagesa e gjithë taksave.

“Për fat të keq, këtu në parlament kemi koleg deputet që kanë kryer abuzime seksuale ndaj grave, për çka ai është dënuar, por tani ai sërish ushtron detyrë të rëndësishme”, tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE, duke kërkuar që t’i pamundësohet personave të zgjedhen në poste politike nëse kanë kryer dhunë familjare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button