fbpx

Shilegov dhe Ganiu premtuan zgjidhje të vendkalimit ilegal në Bit Pazar

Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe ai i Komunës së Çairit, Petre Shilegov dhe Visar Ganiu kanë premtuar se gjatë muajve në vijim do të zgjidhin çështjen e vendkalimi ilegal në Bit Pazar. Shilegov tha se po pçresin qëndrim nga ekspertët e komunikacionit po merren, për të sjellë më pas vendim se si do të veprohet, shkruan Portalb.mk.

“Kemi konstatuar se nëpunësit profesional të trafikut dhe urbanizmit të Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit të na japin një qëndrim të përbashkët dhe nëse konstatojmë se ura është e panevojshme atëherë ta mbyllim zyrtarisht dhe ta lëshojmë vendkalimin për këmbësorë, nëse është e kundërta atëherë ta mbyllim bulevardin që t’i drejtojmë qytetarët atje. Ajo gjendje do të konstatohet shpejtë dhe mendoj se në pranverë do të tejkalohet ai problem”, deklaroi Shilegov.

Ndërkohë, Ganiu tha se po kërkohet zgjidhje se si ura në Bit Pazar të vihet në funksion.

“Sa i përket vendkalimit ilegal që është në Bit Pazar atë nuk e mohojmë. Më herët është vendosur ura që duhej të jetë funksionale por, as ajo as ura në rrugën Cvetan Dimov (Jahja Pashë) nuk është aq funksionale, tash me vendosjen e pengesave ka filluar që të funksionojë. Ne do të ulemi së bashku me sektorin e komunikacionit dhe do të vendosim se cila do të jetë mënyra më e mirë që të funksionojë edhe ura në Bit Pazar”, tha Ganiu.

Ai po ashtu premtoi zgjidhje edhe për kioskën afër urës në Bit Pazar.

“Sa i përket kioskat, Komuna e Çairit nuk ka dhënë asnjë dokument, ai ka një dokument që është nënshkruar shumë më herët nga ish kryetari i komunës, por si objekt me karakter të përkohshëm. Kështu që ne do të ulemi do ta shikojmë statusin juridik të atij objekti dhe kuptohet se çka të ka nevojë do të rishqyrtohen, do të merren vendime. Sigurisht edhe në të ardhmen nga Qyteti i Shkupit kemi të  drejtë t’i realizojmë”, theksoi Ganiu.

Qytetarët përdorin këtë vendkalim ilegal, i cili paraqet edhe rrezik për sigurinë, për të kaluar rrugën, ndërkaq ura që është afër është vendosur para disa viteve por, e njëjta nuk shfrytëzohet pothuajse asnjëherë nga qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button