fbpx

Është konfirmuar marrja e lejes për minierën Illovicë – Shtuka, “Euromaks” do të ankohet

Komisioni Shtetëror për Vendosje në Procedurë Administrative në shkallë të dytë edhe njëherë e ka konfirmuar vendimin për marrjen e lejes për eksploatimin e kompanisë kanadeze “Euroaks” për koncesionin Illovica 6 të minierës Illovica-Shtuka, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Vendimi vijon pasi që Gjykata Administrative e Lartë në nëntor i ka hedhur poshtë ankesat e Komisionit dhe e konfirmoi vendimin e Gjykatës Administrative që lënda sërish të kthehet në Komisionin e Shkallës së Dytë me arsyetimin se Ligji për konteste administrative nuk lejon ankesa në të cilën akti administrativ është shfuqizuar ose shpallur të pavlefshëm. Me këtë vendim duhej fillimisht të zgjidhet ngjithja e dy koncesioneve dhe pastaj të vendoset për marrjen e lejeve për eksploatim.

Shoqatat ekologjike dhe qytetarët nga komunat në juglindje të vendit sot e përshëndetën vendimin e Komisionit të Shkallës së Dytë dhe porositën edhe njëherë që në vendin e tyre nuk do të lejojnë të ketë minierë.

“Jemi të kënaqur nga kontinuiteti i qëndrimit të institucioneve shtetërore në lidhje me minierën Illovica – Shtuka dhe ndalesën që në mjedisin tonë të hapet minierë”, tha Kostadin Ristomanov nga Shoqata “Zdravo Kotlina”.

Nga ana tjetër kompania “Euromaks”, paralajmëroi se sërish do të ankohen në Gjykatë Administrative. Ta vlerësojnë se Komisioni e ka lënë pas dore vendimin përfundimtar të Gjykatës së Lartë Administrative dhe e ka konfirmuar vendimin e ministrit të Ekonomisë që ta refuzojë kërkesën e “Euromaks” për leje për eksploatim për koncesionin Illovica 6.

“Euromaks” sërish do ta ankimojë vendimin e Komisionit dhe në pajtueshmëri me rregullativat për punën e institucioneve qeveritare, çdo vendim i mëtutjeshëm në Gjykatën Administrative do të jetë ekzekutiv. Euromaks do të vazhdojë t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë në Maqedoninë e Veriut dhe ta mbajë edhe opsionin që rastin ta mbrojë në proces përpara arbitrazhit ndërkombëtar në pajtueshmëri me marrëveshjen bilaterale Zvicerane-maqedonase për investimet.

Ndryshe, marrëveshja për koncesion për eksploatim të bakrit dhe arit në malin Ograzhden në Illovicë të Komunës Bosilevë u ndërpre në mënyrë të njëanshme nga Qeveria në verën e vitit 2019. Arsyetimi ishte që koncesionari nuk ka parashtruar kërkesë me dokumentacionin e përgjithshëm të nevojshëm për lëshim të lejes për eksploatim të lëndëve të para minerale në afat prej katër vitesh nga nënshkrimi i marrëveshjes për koncesion. Vendimin për ndërprerje të koncesionit e konfirmoi edhe Komisioni i shkallës së dytë për vendimmarrje në procedurë administrative, pasi e refuzoi ankesën, të cilën e parashtroi kompania “Euromaks”. Pas ankesës së dytë nga koncesionari, Gjykata administrative aprovoi vetëm një pjesë të kërkesës ankimore, lidhur me parregullsitë procedurale, përkatësisht kërkesën që organi kompetent i koncesionarit së pari t’i përgjigjet në kërkesën për bashkëngjitje të dy koncesioneve Illovicë 6 dhe Illovicë 11. Për këtë vendim, ankesë kanë parashtruar edhe shteti edhe kompania dhe lënda u dërgua në Gjykatën e Lartë administrative.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button