Ka rifilluar ndërtimi i lokalit te QT Mavrovasja, Ganiu: Nuk ka asgjë kontestuese në materialet ndërtimore

Në vendin e objektit pa leje te QT Mavrovasja kanë filluar sërish ndërtimet, por këtë herë po vendosen shtylla të çelikut, për të cilat kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu deklaroi sot se, nuk ka asgjë kontestuese dhe se lokali kthehet në gjendjen që ka qenë para se ta kaplojë zjarri, shkruan Portalb.mk.

“Objekti po ndërtohet sipas dimensioneve dhe materialeve të sakta siç ka qenë para se ta kaplojë zjarri dhe për çka ka pasur leje, nuk ka ndërtime të forta. Tani madje përfshin edhe hapësirë më të vogël, por ka më shumë shtylla të çelikut që të jetë më i sigurte dhe në rast të ndonjë fatkeqësie të mos bjerë i tëri, siç ishte rasti kur u përfshi nga zjarri”, tha Ganiu.

Momentalisht, sqaroi ai, nuk ka punime ndërtimore sepse ka edhe një pjesë kontestuese që duhet të largohet. Ajo pjesë nuk është rrënuar me mekanizma të NP për Rrugë Shtetërore, pasi do të dëmtonte pjesë të tjera të qendrës tregtare.

“Mekanizmi me të cilin rrënohej objekti krijonte vibracione të mëdha të cilat do të dëmtonin të gjitha dritaret e dyqaneve. Pronari na ka premtuar se vet me makina speciale që presin do të largojnë atë pjesë prej betoni dhe më pas do ta kthejë objektin në gjendjen e mëparshme”, shtoi Ganiu.

Objekti pa leje te QT “Mavrovasja” filloi të rrënohej në shtator të vitit të kaluar.

Pasi Komuna e Çairit nuk pati sukses për rreth dy muaj që të gjëjë operator për rrënim të objektit, Qeveria solli vendim me të cilin obligoi Ndërmarrjen Publike për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Rrugëve Magjistrale dhe Rajonale “Rrugët e Maqedonisë” që të rrënojë objektin pa leje para QT “Mavrovasja”.

Po ashtu, Gjykata Penale në Shkup ka pranuar propozimin e Prokurorisë për marrjen e pasaportës së investitorit të objektit pa leje para QT “Mavrovasja”, Mevludin Aliti, pasi prokuroria miratoi urdhër për procedurë hetimor kundër Alitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button