fbpx

Shilegov: Mund të gjendet zgjidhje për kampet te Liqeni i Treskës

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov deklaroi sot se, mund të gjendet zgjidhje për pronarët e kampeve pranë Liqenit të Treskës, të cilët Komuna e Sarajit ka filluar t’i largojë prej aty. Duke folur për projektin i cili planifikohet të realizohet në këtë pjesë nga ana e Komunës së Sarajit, Shilegov tha se qytetarëve duhet t’u prezantohen projektet para se ata të fillojnë, shkruan Portalb.mk.

“Ajo që më gëzon për momentin është se nuk punohet në vetë liqenin por në rrethinë, mendoj se ndonjëherë disa struktura politike, për shkak të interesave politike personale, transmetojnë gjendje të rrejshme se ja po shkatërrohet liqeni, asgjë nuk ndodh me vetë liqenin, ndodh me pjesën përreth dhe po realizohet plani detal urbanistik. Ajo që është mendimi im është që të punohet me qytetarët, atyre tu prezantohet projekti para se të fillojë çfarë do qoftë. Mendimi im personal është që edhe pronarëve të kamp shtëpizave që janë aty me dekada, mund tu gjendet hapësirë e mjaftueshme që t’u dilet në ndihmë njerëzve dhe një pjesë e tyre të mbesin në sipërfaqen e asaj hapësire”, deklaroi Shilegov.

Duke folur për kompetencat e këtij liqeni, Shilegov ka shprehur keqardhje që është lejuar që ingerencat e Liqenit Treska kanë kaluar nga Qyteti i Shkupit tek Komuna e Sarajit.

“Ka një vendim të qeverisë nga viti 2012 kur e drejta e përdorimit dhe e drejta me udhëheqje me kompleksin “Treska i është dorëzuar komunës së Sarajit, përse kryetari i atëhershëm nuk ka reaguar, përse kryetari i atëhershëm e ka lejuar që të ndodh ajo. Përse ai nuk kishte ndonjë reagim publik, të paktën unë sa e mbaj mend, me të vërtetë e kam të paqartë, ajo që e di për momentin është se për atë pjesë  ekziston vendim I Qeverisë për shpallje të zonës turistike dhe ekziston plan detal urbanistik me të cilin do të rregullohet. Do të ishte mirë, dhe në interes të opinionit që detajet dhe plani detal urbanistik të prezantohet në opinion që të dinë qytetarët se për çfarë bëhet fjalë”, tha ai.

Shoqata e Kampistëve të Liqenit të Treskës dje nëpërmjet një konference për media, i bënë thirrje Qeverisë që të ndërmerr masa dhe të ndërpritet largimi i kampeve dhe kanë propozuar që të negociohet për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët. Kampistët po ashtu, kanë akuzuar se persona të paregjistruar po kryejnë vandalizëm dhe plaçkitje në hapësirën pranë Liqenit të Treskës ku janë të vendosura kampet.

“Jemi mbledhur me një qëllim t’u bëjmë thirrje institucioneve të ndërmarrin masa më rigoroze që të ndërpritet ky vandalizëm, po grabitet dhe shkatërrohet prona e qytetarëve të Qytetit të Shkupit dhe prona e kampistëve. Do të thotë një vandalizëm i paparë, brenda natës, brenda ditës nuk dihet kush punon, kush vjedhë. Persona të paregjistruar. Shfrytëzoj rastin që të bëjë kërkesë që të thirret drejtori i ndërmarrjes publike dhe t’i merren kompetencat. Ajo është ideja jonë dhe të bëhet monitoring 24 orë, sepse kjo pronë është e qytetarëve dhe i kampistëve. Po vjedhjet ditë e natë, nxirren kampet dhe plaçkiten”, deklaroi Aco Ginovski, kryetar i Shoqatës së Kampistëve.

Ata propozojnë që ndërtimet të planifikuara sipas planit të ri urbanistik të Komunës së Sarajit, i cili ende nuk është publikuar, të bëhen në pjesën tjetër të liqenit, ndërsa pjesa e kampeve të mos preket.

Kujtojmë se, Komuna e Sarajit filloi me rrënimin e objekteve dhe përmbajtjeve në Liqenin e TreskësMe mekanizim ndërtimor largohen shtëpizat, kafenetë, restorantet, pishinat, tualetet tani më të shkatërruar, të cilat para dyzetë viteve ishin ndërtuar me vetë-kontribut të qytetarëve.

Me rrënimin e infrastrukturës, Komuna e Sarajit fillon me procedurën e realizimit të Planit detajuar urbanistik (PDU), përkatësisht me ndërtim të komplekseve hotelerike dhe vikend lagjes. Para vitit të ri, komuna u caktoi afat pronarëve të kampeve që të zhvendoseshin nga liqeni. Por këta të fundit u shprehën të vendosur që të mos largohen prej aty, gjë që e kërkon Komuna e Sarajit, me arsyetimin se vendi do të revitalizohet. Megjithatë, atë e shohin këtë si tentim që komuna ta uzurpojë këtë vend turistik. Ata u kanë bërë thirrje shoqatave qytetare, organizatave joqeveritare, avokatëve që t’i mbështesin në këtë luftë.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ishte shprehur i vendosur në realizimin deri në fund të vendimit të tij. Ai deklaroi për mediat se janë të njoftuar që t’i largojnë kampet, pasi komuna Saraj dhe Këshilli i Komunës kanë plan urbanistik që ndodhet në kadastër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button