fbpx

Spitali modular në Tetovë është nga fundi, do të mund të pranoje pacientë pas dy jave, tha mjeku Gzim Nuredini

Spitali modular në Tetovë është thuajse gati, kanë ngelur vetëm pjesët e brendshme dhe sipas koordinatorit të qendrës Kovid në Tetovë, Gzim Nuredini, i njëjti do të jetë gati tërësisht për dy javë. Aktualisht në Tetovë gjendja me virusin korona është stabile, të hospitalizuar ka 15 pacientë nga të cilët 10 janë në gjendje më të rëndë, shkruan Portalb.mk.

Mjeku dhe koordinatori i qendrës Kovid-19 në Tetovë potencoi se ky spital modular me shumë gjasë do të mund të pranoje pacientë pozitiv me virusin korona, pas dy jave.

Gëzim Nuredini nga Spitali Klinik i Tetovës.
Gëzim Nuredini nga Spitali Klinik i Tetovës.

“Nga fundi janë të gjitha punët, punohet në vendosjen e pjesës sanitare dhe instalimeve elektrike për spitalin modular. Mendoj se për dy javë do të jetë gati dhe do të mund të pranohen pacient” deklaroi mjeku Gzim Nuredini, koordinator i qendrës Kovid në Tetovë.

Ndërkaq, sipas Nuredinit, numri i qytetarëve të cilët shfaqen çdo ditë në ambulantë për shkak se ndjejnë simptome të virusit korona apo kanë frikë nuk është zvogëluar, edhe atë bëhet fjalë për rreth 40 pacientë në ditë.

“Sot 15 ka të hospitalizuar, 3 sot i pranuam, prej ketyre pak më rëndë janë 10  pacientë, në ambulancë kontrollime mjekësore ka mbi 35 pacientë në ditë. Kontrollimet ambulantore nuk janë zvogëluar, vijnë me panik, vijnë edhe që kanë simptome, testohen. Ka pacientë të cilët vijnë edhe vonë. Te ambullanta nuk ka zvogëlim të numrit të pacientëve, është konstante, ka deri në 40 në ditë. Masat duhet të respektohen, maska distanca, ata të cilët kanë ndonjë simptom nuk duhet të ekspozohen të kenë kontakte dhe të thirrin mjekun amë dhe të konsulltohen” tha mjeku Gzim Nuredini.

Ndryshe, sipas statistikës të fundit që është publikuar sot nga Ministria e Shëndetësisë, rajoni i Tetovës ka 316 raste aktive me Kovid-19. Një muaj më herët, apo me datë 28 dhjetor të vitit 2020, kishte 878 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button