Regjistri Nacional i pronarëve të vërtetë, mjet në luftën kundër larjes së parave dhe financimit të terrorizmit

Zëvendëskryeministri për Luftë Kundër Krimit dhe Korrupsionit, Lubço Nikollovski bashkë me zëvendës ambasadorin e Gjermanisë, Oto Graf, drejtoren e Regjistrit Qendror, Marija Boshkovska-Jankovski dhe drejtorin e Drejtorisë për Kundërzbulim Financiar, Bllazho Trendafillov, sot e kanë promovuar Regjistrimin Nacional për Pronarët e Vërtetë, njofton Portalb.mk.

Regjistri, ashtu siç theksoi Nikollovski, paraqet zgjidhje moderne teknologjike, me kontrolle dhe fokus të fuqishëm të përvojës pozitiv dhe me këtë në periudhën e ardhshme, institucionet e shtetit do të marrin edhe një mjet kualitativ në luftën kundër larjes së parave dhe financimit të terrorizmit.

Qëllimi i Regjistrit është që të hyjë thellë në strukturën pronësore të subjekteve juridike që në mënyrë transparente të publikojë kush është në realitet, apo kush përfiton nga puna e kompanive në shtetin tonë, të fshehur prapa strukturës juridike.

“Nëse organet e hetimit dhe të përndjekjes nuk kanë mundësi për identifikim të qartë të kryerësve të veprave penale,, ata mbesin të pafuqishëm në procesin e përndjekjes së tyre dhe nxjerrjes përpara drejtësisë, që kontribuon që këto skema kriminale plotësisht të thellohen. Mu në këtë kontekst, një prej mjeteve kryesore për përballje me këtë rrezik është mundësia e transparencës në nivel të pronarëve të vërtetë të subjekteve juridike. Kjo nënkupton identifikimin e personave fizik të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte realizojnë menaxhim ose rol të kontrollit në një ndërmarrje juridike, gjegjësisht në çfarëdo mënyrë kanë ndikim në punën dhe menaxhimin e së njëjtës”, tha Nikollovski.

Zv. ambasadori Oto Graf tha se Bashkimi Evropian ka konstatuar se regjistrimi i pronarëve të vërtetë është me rëndësi shumë të madhe dhe për atë që nga janari i vitit 2020 e ka bërë që i njëjti të jetë i obligueshëm për të gjitha vendet-anëtare të BE-së.

Drejtorja e Regjistrit Qendror, Marija Boshkovska-Jankovsi theksoi se obligim i çdo personit të autorizuar të subjektit juridik në shtet është ta konstatojë dhe ta verifikojë pronarin e tij të vërtetë ose pronarët, në pajtueshmëri me Ligjin për Parandalimin e Larjes së Parave dhe Financimin e Terrorizmit, dhe të njëjtit t’i evidentojnë në regjistrin e pronarëve të varetë.

Drejtori Trendafillov tha se me rëndësi është që Regjistri të jetë gjithëpërfshirës, i saktë dhe i përditësuar.

Subjektet ekzistuese kanë afat prej 90 ditëve që t’i paraqesin të dhënat e nevojshme, a më pas çdo ndryshim në strukturën e pronarëve mund të paraqitet në afat prej 8 ditëve.

Subjektet e reja do të ketë mundësi prej 8 ditëve nga themelimi që t’i regjistrojnë pronarët. Regjistrimet në afatet ligjore janë falas.

Paraqitjen und ta dorëzojë përfaqësuesi sipas ligjit të subjektit, por atë mund ta bëjë edhe agjenti i autorizuar , gjegjësisht çdo person tjetër që ka nënshkrim elektronik. Afati prej 90 ditëve për paraqitjen e pronarëve ka filluar të rrjedhë prej sot 27 janar dhe të gjitha subjektet juridike të cilët janë të obliguar duhet që të dorëzojnë paraqitje në Regjistrin, me qëllim që ta plotësojnë këtë obligim ligjor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button