RMV, masat kundër Kovid-19 kanë ndikuar në uljen e të sëmurëve nga gripi sezonal për 73.2%

Në sezonin 2020/2021 numri i përgjithshëm i pacientëve me grip sezonal është 433, gjegjësisht për 73.2% më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 86.3% më pak se lakorja tipike sezonale, njofton Portalb.mk.

Numri më i lartë i të sëmurëve, sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik,  janë raportuar te grupmosha nga 15 në 64 vjeç (190 raste), dhe incidenca më e lartë është regjistruar te fëmijët e moshës nga 0 deri në 4 vjeç, informon Ministria e Shëndetësisë.

“Në javën e dytë të vitit 2021, janë raportuar 36 raste të gripit / sëmundjeve të ngjashme me gripin, që përbën rritje prej 18 rastesh krahasuar me të njëjtën javë të vitin 2020”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Për sa i përket vaksinimit, përfshirë javën e dytë të janarit, janë vaksinuar gjithsej 48.406 persona kundër gripit sezonal. Prej tyre, 37.870 persona janë vaksinuar me vaksina falas, ndërsa 10.536 persona janë vaksinuar me vaksina komerciale.

Sipas të dhënave të Ministrisë, që nga fillimi i vaksinimit, gjithsej 28.724 persona të kategorive të rreikuara të popullatës janë vaksinuar me vaksina falas.

Nga numri i përgjithshëm i vaksinave të siguruara 5.783 u janë dhënë punonjësve shëndetësorë dhe punonjësve të institucioneve shëndetësore. Në mënyrë shtesë janë shpërndarë 1.284 doza në qendrat e dializës, 1.573 doza në shtëpitë e pleqve dhe 506 doza kategorive të tjera.

Masat për mbrojtje nga virusi KOVID-19, thonë nga kjo ministri, kanë ndihmuar në uljen e numrit të të sëmurëve dhe pacientëve me grip sezonal. Vaksinimi kundër gripit sezonal, shtojnë tutje, është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button