fbpx

“Naser Eshtrefi”, dëshmitari nuk erdhi për shkak sëmundjes nga COVID-19, ekspertët s’kanë mundur ta arsyetojnë mungesën në punë

Seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së maturantit Angel Petkovski në maj të vitit 2014-të, në të cilin i akuzuar është Naser Eshtrefi është shtyrë për më 3 shkurt, pasi që dëshmitari dhe dy ekspertët të cilët duheshin sot jepnin deklaratë nuk kanë ardhur, raporton Portalb.mk.

Dëshmitari Dobre Martinovski ka munguar pasi që siç njoftoi gjykatësja është i sëmurë nga COVID-19.

“Kam kontaktuar me Martinovskin dhe ai më ka thënë që nuk mundet të vijë në këtë seancë pasi që ka qenë i sëmurë nga COVID-19. Edhe pse ai tani evidentohet si i shëruar, megjithatë vazhdon të jetë i sëmurë nga sëmundjet tjera që i ka shkaktuar virusi korona. Më tha që në seancën e radhës do të marrë pjesë”, tha gjykatësja Dijana Gruevska Ilievska.

Ndërkaq, ekspertët e propozuar nga pala mbrojtëse, njëri psikiatër, ndërkaq tjetri psikolog, të cilët duhet të njoftojnë për gjetjet e tyre gjatë kontrollit të Eshtrefit, nuk kanë ardhur pasi që gjykata nuk u ka dorëzuar ftesë zyrtare dhe me këtë nuk kanë mundur që ta arsyetojnë mungesën e tyre në vendin e punës. Gjykatësja i tha avokates që t’u tregojë që pavarësisht se nuk kanë ftesë zyrtare, edhe ftesa me gojë llogaritet si e tillë dhe kur të vijnë do të marrin vërtetim për ta arsyetuar mungesën në punë.

“Do i kontaktoj dhe nëse nuk vijnë edhe seancën e radhës nuk do e bllokojmë gjykimin, do e tërheqë propozimin”, tha avokatja Ivanka Stojkovska.

Prokuroria vazhdon ta akuzojë Naserin sipas të njëjtave pretendime, gjegjësisht sipas të cilit dhe u dënua me 14 vjet burg për vrasje me paramendim, ndërkaq mbrojtja thotë se vepra është kryer pa paramendim, në afekt dhe në mbrojtje të nevojshmeNaseri tha se nuk ndjehet fajtor.

Asokohe, vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilët e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptarë.  Dëmet nga vandalizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve.

  1. 20.01.2021, seancë gjyqësore: U prezantuan video-incizimet për rastin në Gjorçe Petrov, askund nuk shihet Naser Eshtrefi me thikë
  2. 21.12.2020, seancë gjyqësore: “Naser Eshtrefi ka ndjerë rrezik dhe frikë”: Angeli më kapi për fyti dhe me babain e tij filluan të më rrahin
  3. 15.12.2020, seancë gjyqësore: Ekspertët e Mjekësisë ligjore për rastin “Naser Eshtrefi”: Nuk mund ta imë se kush ka sulmuar i pari
  4. 09.12.2020, seancë e gjyqësore: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, babai i Angelit dhe mbrojtja me version të ndryshëm për ngjarjen
  5. 04.12.2020, seancë gjyqësore: Rigjykimi i Naser Eshtrefit, mbrojtja thotë se vepra është kryer në mbrojtje dhe afekt, pa paramendim
  6. 19.11.2020: Mbrojtja kërkon lirimin e Naser Eshtrefit nga paraburgimi
  7. 05.11.2020: EKSKLUZIVE: Pas 5 viteve zvarritje, Gjykata Supreme ka miratuar vendim që lënda e Naser Eshtrefit të rigjykohet
  8. 24.09.2020: Pabarazia e Gjykatës Supreme: Qytetari pret me vite, biznesmenët e funksionarët “kryejnë punë”
  9. 22.09.2020: Antikorrupsioni ka marrë vendim se nuk është kompetente për ankesën e familjarëve të Naser Eshtrefit
  10. 18.06.2020: Arsllani hapave të Vangellovskit, 9 muaj në krye të Supremes, nuk vendos për rastin “Naser Eshtrefi”
  11. 26.02.2020: Efikasiteti gjyqësor: Lënda e Naser Eshtrefit, 4 vite ka shëtitur në sirtarët dhe duart e gjykatësve të Supremes
  12. 18.02.2020: Agjencia për Qasje të Lirë: Supremja e ka shkelur ligjin, pasi nuk i ka dhënë informatat për Naser Eshtrefin
  13. 25.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, ish kryetari i Gjykatës Pançevski: Prokuroria e Zaevit do të lirojë vrasës e terroristë
  14. 23.07.2019: Rasti “Naser Eshtrefi”, familjarët kërkojnë që Antikorrupsioni ta hetojë ish kryetarin e Penales, Vlladimir Pançevski
  15. 19.04.2019: Gjykata Supreme nuk e përfill rastin e Naser Eshtrefit (DOKUMENT)
  16. 11.12.2018: Avokati Georgiev: Supremja nuk e shqyrton rastin e Naser Eshtrefit se kemi argumente që lënda të kthehet në rigjykim
  17. 24.09.2018: Gjykatësi që ka marrë urdhra politike, 3 vjet e gjysmë e mban peng ankesën e Naser Eshtrefit
  18. 06.07.2018: Gjykata Supreme edhe pas tre viteve nuk ka kohë ta shqyrtojë rastin e Naser Eshtrefit
  19. 08.04.2018: Familja Eshtrefi nga Shkupi kërkon lirimin e Naser Eshtrefit, i dënuar me 14 vite burg për vetëmbrojtje!
  20. 16.05.2017: Vangellovski shpejtë intervenoi për Koçanin, por nuk ka përgjigje për “Monstrën” dhe “Naser Eshtrefin”
  21. 05.08.2016: Prokuroria Speciale mund ta merr në duar rastin e Eshtrefit, i dënuar për vrasjen në Gjorçe të Shkupit
  22. 04.08.2016: Dosje: Si u realizua gjykimi skandaloz për Naser Eshtrefin, vrasja në Gjorçe të Shkupit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button