Sa memorie RAM i nevojitet një smartfoni?

Në dekadën e kaluar sasia e memories RAM që një smartfon kishte është rritur me shpejtësi. Sot pjesa më e madhe e smartfonëve kanë memorie RAM që varion nga 2GB deri në 12GB për modelet flagship, shkruan Pcworld.al.

Por ky trend ngre pyetjen sa memorie RAM si duhet një smartfoni? Përgjigje e thjeshtë është 4GB. Ky RAM mjafton për shfletim në ueb, media social, video streaming dhe disa lojëra mobile popullore. Megjithatë sasia e memories RAM varion sipas aplikacioneve që përdorni.

Konsumi i RAM mes Android dhe iOS

Përveç aplikacioneve dhe lojërave, sistemi operativ i smartfonit, ashtu si kompjuterit, konsumon një sasi të konsiderueshme të RAM. Janë dy sisteme operativ popullore: iOS për pajisjet Apple dhe Android për çdo smartfon tjetër.

iOS përdor më pak RAM sesa Android duke qenë se çipet janë të optimizuara ekskluzivisht për produktet Apple. Sot edhe një iPhone 6 e 2014-ës mund të ketë versionin më të fundit të iOS me vetëm 1GB RAM.

Ndërsa Android përdoret nga disa sisteme dhe brende. Çdo prodhues ka versionin e vet të Android duke zënë akoma më shumë RAM. Për shembull modelet më të fundit Samsung Galaxy vetëm sistemi operativ konsumon 2 deri në 3GB RAM.

Sa RAM ju nevojitet në të vërtetë?

Përgjigja varion nga një person tek një tjetër. Disa përdorues i shfrytëzojnë smartfonët vetëm për shfletim, komunikim me mesazhe dhe thirrje, dhe video streaming dhe një sjellje e tillë nuk kërkon shumë RAM. Ndërsa përdorues të tjerë pëlqejnë gaming dhe video editim që kërkon më shumë RAM.

  • Aplikacionet e medias sociale si Facebook dhe Instagram zënë 100 deri në 300MB RAM
  • Shfletuesit dhe aplikacionet video si Chrome dhe YouTube konsumojnë rreth 500MB RAM në varësi të tabeve dhe cilësisë së videos
  • Lojërat mobile si FIFA Soccer kërkojnë të paktën 1GB RAM

    Si të kontrolloni konsumin e memories RAM?
    Për të kuptuar sa RAM ju nevojitet duhet të shikoni sa RAM po konsumoni. Për këtë ndiqni udhëzimet mëposhtë:

Android

  1. Shkoni në Settings. Shtypni Device Care ose Device Maintenance në varësi së smartfonit që keni
  2. Klikoni Memory. Prej këtu mund të shikoni sasinë e RAM që po përdoret nga aplikacionet
  3. Në disa modele smartfonësh duhet të aktivizoni Developer Options përpara se të ndiqni hapat e mësipërm. Developer Options aktivizohet duke shkuar në Settings – About dhe të shtypni mbi Build Number 7 herë.

iOS

  1. Nga ndërfaqja Home shkoni në Settings – General
  2. Klikoni iPhone Storage për të parë memorjen e disponueshme dhe të konsumuar sipas aplikacionev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button