fbpx

Simptomat më të zakonshme te njerëzit pasi të jenë shëruar nga Covid-19

Më shumë se tre e katërtat e personave të shtruar në spital me COVID-19 akoma vuajnë nga të paktën një simptomë pas gjashtë muajsh, tregon një studimi i botuar në revistën mjekësore The Lancet, shkruan Panacea.mk.

Studimi përfshiu qindra pacientë nga qyteti kinez Wuhan, ndërsa është një nga studimet e pakta që shikon simptomat afatgjata të infeksionit të shkaktuara nga virusi SARS-CoV-2.

Lodhja ose dobësia e muskujve është zbuluar të jenë simptomat më të zakonshme të sëmundjes dhe pacientët e anketuar kanë raportuar vështirësi në gjumë.

“Duke qenë se COVID-19 është sëmundje e re, tani kemi filluar të kuptojmë disa nga efektet e saj afatgjata në shëndetin e pacientëve”, thekson Prof. Bin Chao nga Qendra Kombëtare e Mjekësisë Respiratore, i cili është një nga hulumtuesit.

KUJDESI AFATGJATË
Ai shtoi se studimi thekson nevojën për kujdes të vazhdueshëm për pacientët pas daljes nga spitali, veçanërisht ata me infeksione të rënda.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se virusi paraqet rrezik për pasoja serioze, të qëndrueshme për të rinjtë që nuk janë shtruar në spital.

Studimi zbuloi se 76 përqind e pacientëve thanë se kishin akoma simptoma. Lodhja ose dobësimi i muskujve u raportuan nga 63 përqind, ndërsa 26 përqind kishin probleme me gjumin.

ANTITRUPAT
Studimi gjithashtu shqyrtoi 94 pacientë, nivelet e antitrupave në gjak të të cilëve ishin në kulmin e infeksionit si pjesë e një prove të dytë. Kur ata pacientë u testuan pas gjashtë muajsh, nivelet e tyre të antitrupave neutralizues ishin 52.5% më të ulëta.

Studiuesit thanë se gjetjet ngritën shqetësime në lidhje me përsëritjet e mundshme të infeksioneve të koronavirusit, por vunë në dukje se zgjidhja se si imuniteti ndaj virusit ndryshoi me kalimin e kohës do të kërkonte mostra gjithëpërfshirëse dhe më të mëdha

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button