Tuiter opsion të ri provë kundër dezinformatave

Më 25 janar në blogun e tyre Tuiter njoftoi se po sjellin një opsion të ri provë (pilot) në luftën kundër dezinformatave të quajtur “Birdwatch”. Ky opsion do t’u mundësojë shfrytëzuesve të Tuiterit t’i identifikojnë informatat për të cilat vlerësojnë se janë dezinformata dhe të vendosin vërejtje me kontekst informativ, njofton Portalb.mk.

Në kumtesën e Tuiter thuhet se dëshirojnë ta bëjnë këtë opsion sa më transparente që të mundësohet që të gjitha të dhënat që do të kontribuojnë në “Birdwatch” të jenë publikisht të qasshme, por edhe të publikohen kodi dhe algoritmet prapa këtij opsioni.

Tani për tani ky opsion do të jetë i qasshëm vetëm për shfrytëzuesit testues nga SHBA, me plane për zgjerim drejt komunitetit global të Tuiterit. Kumtesën në tërësi mund ta gjeni: këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button