Lidija Nedellkova parashtroi kallëzim penal kundër tre anëtarëve të Këshillit gjyqësor

Gjykatësja supreme i akuzon K.Z., G.S. dhe V.D. për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe të autorizimeve. Nedellkova për “360 gradë” thotë që gjykatësit nuk janë “pëllumba argjile” dhe që ndoshta dikujt i pengon kandidatura e saj aktuale për kryetare të Gjykatës Supreme.

Nga Këshilli gjyqësor përgjigjet që do të vazhdojnë me kthimin e besimit të tyre qytetarëve në jurisprudencë

Ish kryetarja dhe gjykatëse aktuale në Gjykatën Supreme, Lidija Nedellkova, ka parashtruar kallëzim penal kundër tre anëtarëve të Këshillit gjyqësor. Pranë Prokurorisë Themelore Publike – Shkup i akuzon për keqpërdorim të pozitës zyrtare për shkak që, sipas saj, e kanë shfrytëzuar pozitën për të ndikuar në procedurën që është ngritur kundër saj me parashtresë të parashtruar nga gjykatësi tani më i shkarkuar Jovo Vangellovski. Më saktësisht, të denoncuarit si anëtarë të Këshillit gjyqësor nuk e kanë pranuar propozimin fillestar të komisionit, procedura kundër Nedellkovës të ndërpritet dhe kanë ndikuar që vendimit të ri dedikohet në propozim për shkarkim të saj, në kundërshtim me ligj.

Kallëzimi penal përkon me procedurën për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Supreme, ku Nedellkova është kandidate dhe shkarkimi i dy gjykatësve para pak kohe.

Kush, pse, si?

Sipas arsyetimit të kallëzimit penal, Lidija Nedellkovës, më 1 prill 2019, kryetari i atëhershëm i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, ka parashtruar kërkesë për procedurë për konstatim të përgjegjësisë së Nedellkovës si gjykatëse në Gjykatën Supreme. Jozyrtarisht, baza të kërkesës janë fusha e marrëdhënies së punës, ndërsa jo (mos)veprimi për lëndë konkrete.

Jovo Vangellovski dhe Lidija Nedellkova

Më 31 gusht, apo thuajse një vit e gjysmë më vonë, është mbajtur debat pranë komisionit të Këshillit gjyqësor për lëndën. Siç thuhet në kallëzimin penal, ndërmjet tre anëtarëve të komisioni ka qenë edhe anëtari dhe kryetar i mëparshëm i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski, ndërsa në mbledhje nuk ka marrë pjesë trashëgimtari i Vangellovskit, u.d. në këtë moment – kryetar Faik Arsllani. Komisioni ka sjellë propozim-vendim të ndërpritet procedura kundër Nedellkovës.

Megjithatë, kur propozim-vendimi ka arritur në mbledhje të Këshillit gjyqësor, nuk është pranuar.

“Anëtarët e Këshillit gjyqësor… në vend që ta miratojnë, siç është praktika e deritanishme me propozimet e këtilla, pa dhënë udhëzime përkatëse, e kthyen lëndën për procedim shtesë krahas asaj që e kanë ditur se nuk kanë numër të mjaftueshëm të votave për vendim për kthim të lëndës, për shkak se u janë nevojitur tetë përkatësisht shtatë vota, në pajtim me dispozitat e nenit 8 dhe të nenit 60- të ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshillin gjyqësor të RM-së (“G. Zyrtare e RM-së” numër 197 nga 29.12.2017), ligj, sipas të cilit është udhëhequr kjo procedurë, megjithëse për këtë vendim kanë votuar vetëm gjashtë anëtarë nga gjithsej dymbëdhjetë të pranishëm. Gjithë kjo është bërë për arsye që ka qenë e ditur se anëtari i komisionit, gjykatësi Zoran Karaxhovski nuk është më anëtar i Këshillit gjyqësor për shkak të skadimit të mandatit, ndaj ka qenë e ndryshuar përbërja e komisionit, me zgjedhjen e kandidates së dytë G. S.”, shkruan në kallëzimin penale të Lidija Nedellkovës për PTHP Shkup.

Nedellkova pastaj argumenton që e denoncuara nuk e ka pasur të lejuar të përzgjedhet si anëtare e komisionit që ka punuar për lëndën e saj, për shkak se veç më ka shprehur qëndrim për procedurën në fjalë.

Nën ndikim të personit të denoncuar të parë dhe dy të denoncuarve të tjerë (G.S. dhe V.D.), të cilët kanë ndikuar për shkaqe personale dhe politike, më 19.1.2021, komisioni ka sjellë propozim-vendim për shkarkim, gjatë kësaj, pa konstatuar rrethana tjera shtesë, ndërsa për gjendjen e njëjtë faktike, me çka në mënyrë më të rëndë i kanë shkelur të drejtat e gjykatëses së dëmtuar Lidija Nedellkova në procedurën për përcaktim të përgjegjësisë që mbahet kundër saj dhe të drejtën për procedurë të drejtë nga organ i paanshëm duke vepruar në kundërshtim me nenin 6 të KEDNj dhe nenin 54 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për këshillin gjyqësor të RM-së (‘G. zyrtare e RM-së’ numër 197 nga 29.12.2017).

Nedellkova: Gjykatësit nuk janë “pëllumba argjile”

Në kallëzimin penal, Nedellkova akuzon se të denoncuarit kanë arsye personale dhe politike për ta dëmtuar atë. Ajo, gjatë karrierës së saj ka qenë eprore e secilit nga tre të denoncuarit.

Nga përgjigjet në pyetjet që “360 shkallë“ ia parashtroi Nedellkovës, megjithatë mund të konkludohet që motivi për kallëzimin penal ka edhe kontekst më të gjerë.

“Gjykatësit nuk janë ‘pëllumba argjile’ e të presin pushkatim. Nëse përndjekje e këtillë më ndodh mua, si gjykatës shumëvjeçar i dëshmuar dhe me renome, që ka qenë në pozitat më të larta gjyqësore dhe e ka çuar gjyqësorin, kurse veçanërisht Gjykatën Supreme në rrugën e duhur, atëherë çfarë i do u ndodh gjykatësve tjerë. Ndoshta dikujt i pengon edhe kandidatura ime aktuale për kryetare të Gjykatës Supreme?”, deklaroi Lidija Nedellkova për “360 shkallë”.

Këshilli gjyqësor: Vazhdojmë me kthimin e besimit

“360 shkallë” kërkon koment edhe nga Këshilli gjyqësor, përkatësisht anëtarët që janë subjekt i kallëzimit. Nga institucioni thonë që nuk janë të njoftuar me kallëzimin, mirëpo theksojnë që do të vazhdojnë me kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor.

“Nuk jemi të informuar për kallëzimet penale të parashtruar kundër kryetarit dhe dy anëtarëve të Këshillit gjyqësor të RMV-së. Për kallëzim eventual penal kemi mësuar nëpërmjet mjeteve për informim publik.

Këshilli gjyqësor i RMV-së edhe më tutje vazhdon me monitorimin e punës së gjykatave, gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave në drejtim të kthimit të besimit të qytetarëve në gjyqësor si qëllim me prioritet strategjik të këtij Këshilli gjyqësor”, thonë nga Këshilli Gjyqësor.

Kallëzimi penal, por edhe zbardhja e epilogut të mundshëm të procedurës kundër Lidija Nedellkovës, vjen në periudhë të konkursit të shpallur për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës Supreme. Atë gjykatë, tani më një vit e udhëheq ushtrues i detyrës, gjykatësi Faik Arsllani.

Gjithashtu, muajin e fundit, janë shkarkuar dy gjykatëse, të cilat pushteti ekzekutiv i komentoi në metodologjinë e publikuar për “filtrim” të jurisprudencës.

Një javë para vitit të ri, është shkarkuar Vesna Kiçeec nga Ohri, për veprimin e saj në rastin për vrasjen e Dimitar Matillovski (27).

Javën e kaluar, në anën tjetër, u shkarkuar gjykatësja Tatjana Mihajllova, ish kryetarja e Gjykatës penale në Shkup. Arsye për shkarkimin e saj ishin abuzime me AKMIS.

Në periudhën e njëjtë, kryetari i Këshillit gjyqësor, Kiro Zdravev dhe ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq e prezantuan metodologjinë për pastrim të jurisprudencës në vitin 2021, që është përshkruar si “udhërrëfyes për atë se si do të bëhet kontrollimi në gjyqësor”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button