Nuredini për Portalb: Nuk kanë ndërruar jetë 11 persona për 24 orë në Tetovë, është gabim softuerik

Numri tejet i lartë i të vdekurve nga Kovid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Tetovë shqetësoi qytetarët e pollogut, gjegjësisht, Ministria e Shëndetësisë informoi për 11 vdekje gjatë 24 orëve të fundit vetëm në Tetovë. Megjithatë, koordinatori i qendrës Kovid në Tetovë për Portalb.mk informon se bëhet fjalë për një gabim softuerik, pasi që të vdekurit nuk janë regjistruar nga data 15 janar, domethënë, sipas tij, shifrat janë për 10 ditë, ndërsa për 24 orë kanë ndërruar jetë 3 persona, shkruan Portalb.mk.

Numri i të vdekurve nga virusi korona në Tetovë të cilin ministri Filipçe e lajmëroi sot është totali i personave që kanë ndërruar jetë nga data 15 janar deri sot, kjo vjen nga një gabim softuerik.

Gëzim Nuredini nga Spitali Klinik i Tetovës.
Gëzim Nuredini nga Spitali Klinik i Tetovës.

“Bëhet fjalë për gabim të softuerit sipas të cilit nuk janë evidentuar rastet e vdekjeve nga data 15 janar deri në ditën e djeshme. Ditën e djeshme nga korona kanë ndërruar jetë 3 persona, jo 11” tha koordinatori i qendrës Kovid-19 në Tetovë, Gzim Nuredini.

Me këtë, informojmë që numri real i personave që kanë ndërruar jetë nga Kovid-19 në Tetovë gjatë 24 orëve të fundit është 3.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 2518 testime dhe prej tyre 444 kanë dalur pozitiv kurse 894 janë shëruar. Deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 91.161, të shëruarve 79.621, të vdekurve 2.812, ndërkaq rasteve aktive 8.728.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button