RMV, shkarkimet dhe emërimet në institucionet e ndryshme nga seanca e Qeverisë

Disa institucione në vend do të kenë udhëheqës të rinjtë pas emërimeve të reja që i zyrtarizoi sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 41-të, transmeton Portalb.mk.

Qeveria shkarkoi Aleksandar Cuculoskin nga pozita e anëtarit në Këshillin e drejtorëve në Shoqatën aksionare për ndërtimin dhe menaxhimin e banesave dhe lokaleve me rëndësi për vendin. Në vend të tij do të emërohet Muhamed Lamallari.

Në Këshillin mbikëqyrës të “Postës së Maqedonisë së Veriut”, Qeveria do të propozojë shkarkimin e Dragi Cvetkovksit nga pozita e anëtarit të Këshillit drejtues, dhe në vend të tij të emëroj Nuredin Fetait.

Borçe Trenovski, Nikolla Popovski dhe Marjan Petreski do të propozohen në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për t’u votuar si anëtarë jo ekzekutiv me mandate shtatë vjeçar në Bankën Popullore të RMV-së.

Në krye të Drejtorisë për menaxhimin e ujërave në kuadër të Ministrisë së bujqësisë është emëruar Isni Jakupi, ndërsa NP Gazetar Zyrtare do të udhëhiqet nga Tatijana Lalçevska.

Snezana Kostovska Fërçovska do të jenë anëtare në Këshillin për arsim dhe trajnim professional, në vend të Natasha Jankovskës e cila u shkarkuar në këtë seancë.

Arben Nesimi, Goran Saveski dhe Dushko Koceski do të jenë anëtarë të Këshillit të shkollës në “Mosha Pijade” në Tetovë.

Në Këshillin e shkollës për fëmijët që kanë problem me shikimin “Dimitar Vllahov”-Shkup, anëtar janë emëruar Elena Stefanovska, Simona Joveska dhe Natali Papakoç, ndërsa më herët janë shkarkuar Sllavçe Ivçevski dhe Elena Stefanovska.

Me vendin e Qeverisë, Sllavço Gjorgioski, Vllatko Jovanovski dhe Kristijan Talleski nuk do të jenë anëtar të Këshillit drejtues në ISHP Shtëpia e shëndetit – Prilep; gjithashtu i ndërpritet mandati në ISHP Spitali i përgjithshëm – Prilep edhe anëtarëve të Këshillit Drejtues, Mile Velkoski, Nikollina Nedeska dhe Kire Severkoski. Në Spitalin e përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Prilep u emëruan anëtar të Këshillit drejtues, Mille Velkovski, Kristijan Talleski dhe Nikollina Nedeska.

Petar Cvetkovski do të jetë anëtar i Këshillit drejtues në ISHP “Ivan Gerorgiev”-Pehçevë në vend të Ivana Kostovskës.

Shkëlqim Selimi do të jetë anëtar në Këshillin drejtues në ISHP “Akademik Ilija Vaskov”, pas shkarkimit të Arjan Dacit për shkak konfliktit të interesit. Për konflikt interesi është shkarkuar edhe Shkodrane Dardhishta nga pozita e ushtrues së detyrës në ISHP në klinikën universitare, ndërsa në vend të saj do të jetë Amar Daut. Për konflikt interesi është shkarkuar edhe Billjana Simonova-Taseva nga pozita e anëtares në Këshillin drejtues të NP për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale-Shkup.

Stojançe Manev do të jetë anëtar në Këshillit drejtues në NP Rrugët shtetërore, pas shkarkimit të Ljupço Pavllovskit. Ilir Selmani do të emërohet anëtar në Këshillin drejtues në NP Rrugët shtetërore, pasi më herët është shkarkuar Daut Hajrullahi.

Qeveria emëroi Aleksandar Jakovllevskin për avokat të shtetit në Veles.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button