RMV, ish-kryetari i komunës dhe dhjetë persona tjerë dyshohen për keqpërdorime gjatë shitjes së një prone

Policia ka ngritur kallëzim penale ndaj ish-kryetarit 49 vjeçar dhe dhjetë personave tjerë për keqpërdorimet në Komunën e Prilepit gjatë shit-blerjes së një prone, transmeton Portalb.mk.

Kallëzimi penal është për nëntë persona dhe dy persona juridik, ku bëjnë pjesë ish-kryetari i Komunës, 49 vjeçari M.R. dhe punonjës nga sektori i urbanizmit në këtë komunë. Në listë gjendet edhe avokati i shtetit në Prilep, 63 vjeçari V.J. dhe noteri 63 vjeçar T.M.

Ata akuzohen për keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar, deklarimin e rrejshëm, falsifikimin e dokumenteve dhe paraqitjen e dëshmive të rrejshme. Policia raportoi se rasti ka të bëjë me shit-blerjen e një parcele, ku shitës është Komuna, ndërsa personi juridik është blerësi me dokumentin e pronësisë të falsifikuar.

“Në këtë mënyrë i është shkaktuar dëm Buxhetit të RMV-së në vlerë prej 7.749.698 denarë”, raportojnë nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button