Fragmente 5

Ngrita shikimin nga libri dhe shikova botën përreth. Shumëçka kishte ndryshuar. Kishte kaluar një libër-kohë. Shikova njerëzit, të lumtur që shpejtonin gjithandej.

Të gjithë plotë shpresë nguteshin diku, të magjepsur nga jeta. Hetova që ngutesha edhe unë, andaj ngadalësova hapin. U ndala. Filloi të bjerë shi, ndërsa ajo vinte drejt meje me ombrellë dhe buzëqeshte.

Fsheha librin dhe i joshur vazhdova jetën. Nën ombrellë. Sërish ngutesha.

Lajme të ngjashme

Back to top button