Në autobusët e NQP Shkup shiten nga 300 bileta për një vozitje

Gjithsej 105.000 bileta për një vozitje janë shitur në autobusët e NQP “Shkup” në vitin e kaluar. Bileta për një vozitje u lëshua në shitje vitin e kaluar në shkurt, që do të thotë se mesatarisht 300 udhëtarë në ditë kanë qarkulluar në transportin publik me këtë kartelë e cila kushton 50 denarë, transmeton Portalb.mk.

Nga NQP thonë se ka një interes të papritur për biletën për një vozitje edhe përkrah asaj që për shkak të pandemisë me Covid-19 është reduktuar numri i udhëtarëve në autobusët.

“Interesi i madh që e kemi pasur vitin e kaluar për këtë lloj të biletës ka treguar se ajo ka qenë e domosdoshme. Me këtë kartelë është lehtësuar shfrytëzimi i transportit publik për persona të cilët rrallë udhëtojnë me autobus, qytetarët që vijnë nga qytetet e tjera që të kryejnë ndonjë punë në Shkup apo turistë sepse nuk kanë kartelë “Skopska””, thanë nga NQP Shkupi.

Nga kjo ndërmarrje nga fillimi i pandemisë së Covid-19, punon në humbje për shkak të numrit të reduktuar të udhëtarëve në autobusë. Nga marsi i vitit të kaluar deri më tani, për 60 për qind është ulur numri i udhëtarëve në transportin publik në Shkup. Nga marsi deri në dhjetor në autobusët e NQP “Shkup” dhe në transportuesit provat kanë qarkulluar 19.060.648 udhëtar, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numri ka qenë 48.522.769.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button