RMV, Kuvendi miratoi përbërjen e re të Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi

Me 61 vota “pro”, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Parlamenti i RMV-së dje miratoi vendimin për zgjedhjen e shtatë anëtarëve të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, njofton Portalb.mk.

Anëtarët e Komisionit me mandat pesë vjeçar janë Igor Jadrovski, i diplomuar në drejtësi nga Shkupi, Neda Çallovska-Dimovska, e diplomuar në drejtësi nga Shkupi, Limko Bejzaroski, politikolog dhe doktor i shkencave të historisë nga Pllasnica dhe Irfan Deari, mjek specialist nga Bogovina. Ndërkohë, për anëtarë të zgjedhur me mandat tre vjeçar janë: Kire Vasilev, politolog nga Manastiri, Ismail Kamberi, master i drejtësisë dhe Vesna Bendevska, psikologe nga Manastiri.

Biografitë e plota të anëtarëve të rinj, si dhe të të gjithë kandidatëve të paraqitur në konkurs mund të lexohen në këtë link.

Paraprakisht, Shoqata ESE dhe Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi kërkuan që të ndërpritet praktika e emërimit të kuadrove partiak në Komision dhe të fillojë procedurë transparente dhe e përgjegjshme për zgjedhjen e anëtarëve.

Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi u miratua në tetor të vitit të kaluar, pasi u kthye në rivotim në Kuvend pas shfuqizimit të tij në maj të vitit 2020 me vendim të Gjykatës Kushtetuese, pasi në vitin 2019 nuk u miratua nga shumica e kërkuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button