Rasti “Target-Fortesa”, vlera e sistemit të shkatërruar të përgjimeve “Najs” ishte 1.4 milion euro

Rasti gjyqësore “Target-Fortresa” sot vazhdoi me procedurën shtesë të dëshmive. Në seancën e sotme gjyqësore dëshmoi eksperti Xvonko Koçovski, i cili tha se në momentin e shkatërrimit të sistemit të përgjimit Najs, vlera e tij ishte 1.4 milion euro, njofton Portalb.mk.

Mbrojtja e të akuzuarve reagoi se marrja në pyetje e drejtpërdrejtë e këtij eksperti është precedent, pasi ai deklaratën e dha me propozim të gjykatës. Qëndrimi i prokurorisë ishte, se në lidhje me këtë çështje, është krijuar një praktikë gjyqësore në çështjen “Tanku”, dhe se nuk bëhet fjalë për precedent.

Mbrojtja e të akuzuarës Gordana Jankullovska, gjatë pyetjeve të saj, kërkoi sqarim nga eksperti Koçovski, pse nuk u bë asnjë analizë e vlerës së harduerit, softuerit dhe licencave të sistemit të përgjimit.

“Nuk kishte nevojë pasi ishte bërë nga kolegu i shkencave teknike. Unë jam ekspert në çështjet financiare, nuk kishte nevojë të ndahet sistemi në pjesë. Bëhet fjalë për një sistem të pandashëm, i lidhur”, tha Koçovski.

Në seancën e kaluar, prokuroria paraqiti prova shtesë, me të cilat vërtetuan se është përgjuar në mënyrë të paligjshme DSK-së. Për të argumentuar këtë pretendim, prokuroria paraqiti analizë nga kompjuteri i konfiskuar i të akuzuarit Goran Grujoski, i cili aktualisht është në arrati.

Të akuzuarit në këtë rast janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-ministrja e Brendshëm, Gordana Jankulloska dhe disa punonjës të ish-DSK-së të cilët akuzohen për përgjime të paligjshme të mbi katër mijë numrave telefonikë midis viteve 2008-2015.

Ndryshe në seancën paraprake ish-drejtori i akuzuar i DSK-së, Sasho Mijallkov, në dëshminë e tij të parë pretendonte se nuk ka asnjë provë se mijëra bisedat e regjistruara janë nga Drejtoria dhe se përgjimet janë realizuar atje.

“Nëse dëshmitari Xvonko Kostovski i ka regjistruar bisedat në DSK dhe i ka vendosur në CD në Drejtori, ato CD kanë mund të krahasohen me CD-të në DSK nga masat speciale hetimore, por nuk ka diçka të tillë,” tha Mijallkov.

Ai pretendoi se shumë lehtë përgjimi ka mund të bëhej jashtë sistemeve të DSK-së.

Më shumë rreth këtij rasti mund të lexoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button