fbpx

Dimitrovi dhe Osmani takuan Borrelin: Maqedonia e Veriut vazhdon me procesin e reformave

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani sot në Bruksel realizuar takim me zëvendëskryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrel, transmeton Portalb.mk.

Në fokusin e këtij takimi ishte ardhmëria e politikës së zgjerimit të BE-së, para së gjithash në kontekst të zhvillimeve pas miratimit të metodologjisë së re dhe mundësive që ofron për dinamizimin e procesit, miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut, rëndësisë dhe përfitimet e bashkëpunimit rajonal dhe avancimit të raporteve të mira fqinjësore si elemente kyçe për perspektivën evropiane, si për vendin ashtu edhe për gjithë rajonin.

Nikolla Dimitrov, Bujar Osmani, Josep Borrel

“Dimitrov dhe Osmani përshëndetën angazhimin aktiv të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Borrel për mbështetje të perspektivës evropiane të rajonit, si dhe për iniciativën e ngritur për sigurimin e paqes, stabilitetin dhe prosperitetit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në atë drejtim, ata kanë shprehur falënderim të posaçëm për kontributin drejt miratimin të vendimit për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut nga ana e Këshillit të BE-së dhe më pas të konfirmuar nga Këshilli Evropian në mars të vitit të kaluar”, thuhet në kumtesën e Sekretariat për Çështje Evropiane.

Dy zyrtarët e vendit kanë theksuar në këtë takim se, Qeveria vazhdon me reformat me qëllim që të mbahet fokusi në procesin e reformave se si do të mbahej dosja pozitive për Maqedoninë e Veriut.

“Në raport me sfidat globale u potencua se vendet e Ballkanit Perëndimor përkrah pandemisë, ndajnë sfida të përbashkëta me BE-në dhe me migrimin, luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, luftën kundër dezinformatave dhe kërcënimet hibride, ndryshimet klimatike, digjitalizimin etj. Bashkëbiseduesit u pajtuan se suksesi i projektit evropian varet pikërisht nga solidariteti dhe aleanca, të cilat do të nënkuptojnë konfirmim për perspektiva të përbashkëta”, thuhet në kumtesë.

Ndërkaq, Borrel ka përshëndetur nivelin e lartë të harmonizimit të Maqedonisë së Veriut drejt politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button