Gjatë pandemisë adoleshentët kërkuan më shumë ndihmë te psikologu

Psikologia Ada Mehmeti tregoi për anën psikologjike të të rinjve gjatë periudhës së pandemisë, shkruan gazeta Shëndeti.

Nisur nga ngarkesa e madhe psikologjike që kanë përjetuar njerëzit për shkak të Covid-19, a janë afruar më shumë me psikologun, a kanë kërkuar ata ndihmë apo vazhdojnë ta konsiderojnë “tabu” konsultën me ju?

Po, kemi shtim të rasteve të njerëzve që kanë kërkuar ndihmë tek psikologu. Njerëzit po edukohen se që të shkojnë tek psikologu jo domosdoshmërish duhet të kenë një problem mendor. Po edukohen që kur shikojnë që diçka nuk po shkon mirë tek vetja e tyre të kërkojnë ndihmë tek ne.

Gjatë pandemisë kemi vënë re një shtim të numrit të personave që kërkojnë ndihmë. Ne patëm dhe një ofrim të këshillimit on line falas dhe u vu re që shumë persona, sidomos adoleshentë filluan ta përdornin këtë shërbim të ofruar nga ne. E gjithë problematika e shfaqur ishte mungesa e menaxhimit të ankthit, mungesa e menaxhimit të jetës së tyre, pasi nuk dinin si ta menaxhonin qasjen e re në të cilën ndodheshin, si ta mbronin jetën e tyre, sa rrezikshmëri kishin për tu infektuar ose për të humbur jetën. Përveç ankthit, një problematikë tjetër ishte pagjumësia dhe depresion.

Kemi pasur edhe persona post-COVID. Këta persona kërkonin ndihmë për të menaxhuar stilin e ri të jetesës që do të kishin, dhe për të menaxhuar simptomat që COVID-19 u kishte lënë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button