Studentja Neziri: Në Tetovë duhet të merren masa maksimale ndaj papastërtisë së ajrit

Studentja Elisa Neziri për temën e Portalb.mk “Çfarë dua dhe çfarë nuk dua në Tetovë” përmes një videoje theksoi se në Tetovë duhet të merren masa ndaj papastërtisë së ajrit dhe ndaj bastoreve dhe kazinove.

“Ajo se çfarë i duhet Tetovës është marrja e masave maksimale kundrejt papastërtisë së ajrit dhe ajo që nuk i duhet Tetovës janë kazinot dhe bastoret”, theksoi Elisa në videon e saj.

Tema “Çfarë dua dhe çfarë nuk dua në Tetovë” u hap nga Portalb me qëllim që të rinjtë të jepnin sugjerimet e tyre për qytetin e Tetovës duke treguar kështu dukuritë që ju pengojnë dhe ato që do të donin t’i shihnin në këtë qytet. Që nga ana tjetër kjo të jetë një mundësi ku të rinjtë ndoshta do të jenë zëri i duhur për ndryshimet e duhura në Tetovë

Ndërkaq, më poshtë ju mund të shihni dhe sugjerimet e studentëve të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button