RMV, trajneri që dyshohet për abuzim seksual të fëmijëve, kishte kryer edhe keqpërdorime tjera, sipas Federatës

Federata e Xhudos në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar zbardhjen e rastit ku një trajner 46 vjeçar i xhudos dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me fëmijë, transmeton Portalb.mk.

“Në lidhje me zhvillimet e fundit të lidhura me akuzat për abuzim të fëmijëve nga trajneri i xhudos, jemi të neveritur nga informacionet në publik dhe presim shpejtë të zgjidhet rasti”, kërkojnë nga Federata.

Federata sqaroi se ky trajner vitin e kaluar ishte në procedura disiplinore, pasi kishte keqpërdorur një document zyrtar të dërguar nga Federata Botërore e Xhudos, për mosrespektim të Statusit dhe masa tjera, për çka i është marrë licenca e trajnerit dhe është larguar nga Federata.

“Besojmë që hetimi do të zbardhë plotësisht rastin, për çka si Federata jemi plotësisht në gatishmëri të organeve hetuese”, deklarojnë nga Federata.

Prokuroria Themelore Publike në Prilep sot raportoi se një trajner 46 vjeçar dyshohet për abuzim seksual të fëmijëve, prandaj me propozim të prokurorit I është caktuar masë e paraburgimit prej 30 ditëve. Ai dyshohet se këta veprime i ka realizuar nga prilli deri në nëntor të vitit të kaluar me fëmijë që kanë mbushur 14 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button