Naser Ziberi u zgjodh Avokat i Popullit

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 61 vota “për” e zgjodhi Naser Ziberin për Avokat të popullit, transmeton Portalb.mk. “Për” votuan edhe 26 deputetë nga komuniteti jo-shumicë.

Ndryshe, pas pothuajse dy orë punë të Kuvendit dhe pas votimit të rendit të ditës të seancave 32 dhe 30, kryeparlamentari, Talat Xhaferi hapi debatin për propozim vendimin për zgjedhje të avokatit të popullit. Propozim vendimi për avokat të popullit është pika e parë e rendit të ditës të seancës 32.

Për avokat të popullit ishte propozuar Naser Ziberi, nga BDI, por kundër kandidaturës së tij janë shprehur deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

Ziberi i cili është noter, ka qenë kandidat për kryeministër i BDI-së në fushatën e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Ai u rikthye në skenën politike, pasi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e publikoi si kandidat për kryeministër shqiptar në zgjedhjet e fundit parlamentare të 15 korrikut.

Avokati i deritanishëm i Popullit, Ixhet Memeti, muajin e kaluar është zgjedhur anëtar i Këshillit të Prokurorëve. Për zgjedhjen e tij në një prej trupave më të lartë të gjyqësorit votuan 61 deputetë në Kuvend, nuk kishte “kundër” e as të “përmbajtur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button