RMV, pensionistët prej nesër mund t’i marrin pensionet, por duke respektuar orarin e  caktuar

Pensionistët e Maqedonisë së Veriut prej nesër do të mund të marrin pensionet e tyre, por duke respektuar orarin që është përpiluar duke i klasifikuar pensionistët në bazë të vlerës së pensionit, transmeton Portalb.mk.

seancën e 40-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që pensionet të merren nga 26 janari në bankomate, duke theksuar se ky pension do të jetë me rritje mesatare për 185 denarë, derisa pensionet më të ulëta do të kenë rritje për 134 denarë.

“Pensionistët që shfrytëzojnë kartela pagesore të lidhur me llogarinë ku u paguhet pensioni, të hollat do t’i kenë në dispozicion prej ditës së martë, 26 janar. Ata mund të tërheqin pensionin në bankomat dhe do të munden t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesë në rrjetin tregtar apo për pagesa elektronike”, njoftojnë nga Ministria për punë dhe politikë sociale.

Nesër do të mund të marrin pensione personat që e kanë pensionin deri 11 mijë denarë, të mërkurën personat me pension prej 11.001 denarë deri 14 mijë denarë. Të enjten shpërndahen pensionet në vlerë prej 14.001 denarë deri 18 mijë denarë, ndërsa të premten do të jepen gjithë pensionet që janë mbi 18 mijë denarë.

“U bëjmë thirrje pensionistëve t’i përmbahen orarit të pagesave të pensioneve, sepse pagesa në etapa e pensioneve është bërë për t’u shmangur tollovitë para bankave dhe për të mbrojtur shëndetin personal dhe publik”, paralajmërojnë nga ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button