Mbi 96% e qymyrit në Maqedoninë e Veriut shfrytëzohet për prodhimin e rrymës elektrike

Në Maqedoninë e Veriut qytetarët shfrytëzojnë energjinë elektrike, gain natyror, qymyrin dhe produktet e naftës, shumicën e të cilës e eksporton, transmeton Portalb.mk.

Në nëntor të vitit 2020 janë importuar 330 475 MWh energji elektrike në vend, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2019 janë importuar 237 803 MWh.

“Gjatë muajit nëntor të vitit 2020, harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 671 057 МWh energji elektrike, 45.016 mil. nm3 gaz natyror, 402 743 tonë qymyr dhe 85 862 tonë produkte të naftës”, njoftojnë nga Enti shtetëror i statistikave, duke sqaruar se nga produktet e naftës, 53.4% shfrytëzohet për transport.

Në krahasim me vitin e kaluar, në nëntor të vitit 2020 është regjistruar rritje e energjisë elektrike të fituar nga centralet solare dhe centralet me erë, derisa ulje në hidrocentrale dhe termocentale, ashtu që në muajin nëntor të vitit 2020 prodhimi i përgjithshëm bruto i energjisë elektrike është në këtë formë: termocentrale 48.9%, Termocentralet e kombinuara dhe energjencat indusriale 39.9%, Hidrocentralet 7.8%, Centralet me erë 2%, Centralet biogaz 1.1% dhe Centralet diellore 0.3%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button