Gjermania ka vendosur masë karantine për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut

Ambasada e Gjermanisë në Shkup njofton se Maqedonie e Veriut aktualisht është shpallur si një zonë e rrezikuar me një rrezik veçanërisht të lartë të infeksionit nga Kovid-19. Për këtë, personat që kanë udhëtuar në Maqedoninë e Veriut, pasi të hyjnë në Gjermani duhet të qëndrojnë 10 ditë në karantinë, njofton Portalb.mk.  

“Të gjithë personat që kanë qëndruar në një vend të rrezikuar, 10 ditë para udhëtimit duhet të qëndrojnë në karantinë. Ky detyrim për zbatimin e karantinës vlen pavarësisht nga nënshtetësia, përjashtim bëjnë personat që udhëtojnë transit (rrugë tokësore ose ajrore)”, thonë nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup.

Ata shtojnë se të gjithë personat në mënyrë plotësuese janë të obliguar: më së voni 48 orë ose menjëherë pas hyrjes në Gjermani t’i nënshtrohen testit SARS-CoV-2, dhe rezultatet e testit në formë të letrës ose si dokument elektronik, në gjuhën gjermane, angleze ose franceze, brenda 10 ditësh pas hyrjes në Gjermani të parashtrohen në Entin përkatës shëndetësor; para nisjes në rrugë të paraqiten në ueb faqen www.einreiseanmeldung.de.

“Vetëm nëse paraqitja në formë digjitale për hyrje nuk është e mundur, atëherë si zëvendësim mund të parashtrohet informacion në formë të shkruar. Udhëtarët duhet të mbajnë me vete konfirmimin e paraqitjes së tyre në formë të printuar”, thonë nga Ambasada.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni në Ambasadë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button