RMV, nga mesnata dizeli do të lirohet për gjysmë denari

Dizeli nga mesnata do të lirohet  për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i karburanteve të tjerë do të mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Me këtë vendim, rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës me mesatare prej 0.10 përqind, njofton Portalb.mk.

Çmimi me pakicë i EURODIESEL-it (DE V) zvogëlohet për 0,5 denarë për litër dhe do të shitet 52 denarë. Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë, ndërsa mbeten 61 denarë për EUROSUPER BS-95, 63 denarë për EUROSUPER BS-98 dhe 41, 5 denarë për vajin ekstra të lehtë për amvisëri (EL1).

Me vendimin e KRRE-së, për 0,445 denarë për kilogram rritet çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrijë në 31,268 denarë.

Arsyeja për ndryshimin e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës sipas KRRE-së, është për shkak të ndyshimeve të çmimeve referente të derivateve të naftës në tregun botëror në shtatë ditët e fundit, të cilat u rritën me rreth 0.099 përqind për benzinë ​​dhe me rreth 1.215 përqind për dizelin, si dhe për 0, 74 për qind të kursit më të lartë të dollarit në raport me denarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button