RMV, OJQ-t kërkojnë përfshirje në përgatitjen e Raportit për rajonin e Ohrit që do t’i dërgohet UNESCO-s

Tridhjetë e një organizata të shoqërisë civile dhe institucione të arsimit të lartë nga Aleanca “Razbistri se” kërkojnë përfshirjen e publikut në përgatitjen e Raportit mbi gjendjen e mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit, të cilin Qeveria duhet t’ia paraqesë UNESCO-s, njofton Portalb.mk.

Nga Aleanca e “Razbistri se” beson se përfshirja e publikut në informimin e Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s është veçanërisht e rëndësishme për shkak të situatës jashtëzakonisht të rrezikshme në rajonin e Ohrit dhe aktiviteteve të mëtejshme për të ruajtur trashëgiminë më të madhe natyrore dhe kulturore.

“Sipas Ligjit për menaxhimin e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit dhe Konventës së Arhusit, institucionet qeveritare janë të detyruara të bëjnë të mbikqyrjen e draft raportit nga ana e publikut, të kërkojnë mendimin e institucioneve shkencore dhe arsimore dhe organizatave profesionale brenda 30 ditësh dhe në tekstin përfundimtar të raportit t’i përfshinë mendimet e marra nga inspektimi i kryer publik, sepse trashëgimia botërore e rajonit të Ohrit u përket të gjithëve”, thuhet në kumtesën e Aleancës “Razbistri se”, duke kërkuar nga Ministria e Kulturës që menjëherë të publikojë draft raportin për rajonin e Ohrit për vitin 2020, përgatitur nga Misioni Monitorues Reaktiv i UNESCO-s.

Letrat me kërkesat e “Razbistri sѐ” iu dorëzuan sot Kryeministrit Zoran Zaev, ministres së Kulturës dhe kryetares së Komisionit Kombëtar për UNESCO-n Irena Stefoska, ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, kryetarit të Komisionit për Menaxhimin e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit, Zoran Pavlov, drejtorit të Drejtorisë për Mjedisin Xhezmi Saliu dhe drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Aco Kostov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button