​Italia paralajmëroi masa ligjore dhe rritje të presionit në Bruksel për shkak të vonesës së vaksinave

Italia do të marrë masa ligjore dhe do të rrisë presionin në Bruksel ndaj Pfizer dhe AstraZeneca për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian Luigi Di Mayo.

Qëllimi është që kompanitë të vendosin sasinë e vaksinës që premtuan dhe të mos kërkojnë dëmshpërblim, tha Di Mayo për televizionin shtetëror RAI, transmeton TCH.

“Kjo është një marrëveshje evropiane që Pfizer dhe AstraZeneca nuk e respektojnë dhe për këtë arsye ne do të marrim masa ligjore. Ne po punojmë në mënyrë që plani ynë për vaksina të mos ndryshojë”, tha ai, raporton Reuters.

I pyetur pse ai mendon se kompanitë farmaceutike u detyruan të shpallin shkurtime, Di Mayo tha se janë duke aktivizuar të gjitha kanalet, kështu që Komisioni Evropian po bën gjithçka për t’u siguruar që ato të respektojnë marrëveshjet e tyre.

Më herët sot, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se BE do të përdorte mjete ligjore për të siguruar që kompanitë farmaceutike të respektojnë marrëveshjet për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button