fbpx

Bisedimet teknike greko-turke rifillojnë sot, cila është pritshmëria?

Të mbuluara gjithnjë me ‘një vello misteri’ dhe konfidencialiteti absolut bisedimet eksploruese greko –turke , ose siç i quajnë së fundmi teknike , kanë filluar prej vitit 2002 e deri ne 2016, janë të paktë ata që dinë se çfarë është thënë përtej dyerve të mbyllura në Athinë dhe Ankara dhe e vetmja gjë që dihet është se kanë qenë gjithnjë të pasuksesshme.

Burime anonime diplomatike flasin se nën këto 60 cikle të kaluara grupe ekspertësh nga të dy palët, pasi uleshin përballë, lexonin kërkesat e tyre dhe ngriheshin e iknin shpesh herë edhe pa shtrëngime duarsh, transmeton TCH.

Në dijeni të përmbajtjes kanë qenë përveç një grupi diplomatësh edhe udhëheqja politike. I vetmi informacion në këto vite ka qenë se dy palët kishin mbërritur “pranë” një zgjidhje dy herë, në vitin 2003 dhe në vitin 2010, por edhe ky fakt hidhet poshtë nga rezultatet .

Ajo që dihet botërisht gjatë gjithë këtyre viteve është fakti se Turqia përveç ngritjes së problemeve të shumta në tryeze , konsideron gjithnjë shkak lufte , Casus belli,  zgjerimin e ujërave greke në Egje.

Nga ana e saj Greqia ka ripërsëritur se merr pjesë në ciklin e 61 në Stamboll vetëm me një temë në axhende atë të përcaktimit të kufijve detare, por nga ana tjetër pritshmëria është përsëri thuajse zero.

Në fakt mësohet se pala turke ka ndryshuar vendin e takimit nga hoteli Sëisshotel në zyrën e presidentit Erdogan që ai përdor për takime të rëndësishme, një lëvizje interpretohet se Ankaraja i jep rëndësi të veçantë kësaj herë procesit, duke ditur mirë që pas Greqisë është BE, ndaj tregon dëshirë për negociata e zgjidhje.

Burime diplomatike greke bëjnë me dije se Turqia është pala më e interesuar pasi ka përballë mundesinë e përballjes me sanksionet e BE në mars dhe ka një lidhje të vështirë tashmë me SHBA, probleme të mëdha në ekonomi, por edhe fronte të hapura në skenën e saj politike e në drejtesi.

Sipas ministrisë së Jashtme greke procesi në ciklin e 61 konsiston në kryerjen e diskutimeve joformale, jo-detyruese, pa asnjë procesverbal, pa asnjë palë e tretë dhe pa një orar specifik.

Qëllimi është një hetim i parë i pikave të konvergjencës për negociata të mundshme në të ardhmen për caktimin e zonës ekonomike ekskluzive dhe shelfin kontinental në Egje dhe Mesdheun Lindor, gjithmonë në bazë të Ligjit Ndërkombëtar.

Greqia hedh poshtë çdo kërkesë për demilitarizim të ishujve ose ndonjë çështje të sovranitetit kombëtar. Pozicioni i Turqisë vazhdon të jetë ai i doktrinës së saj te “Atdheu te Kaltër” me retorikë shpesh ekstreme.

Nëse nuk ka marrëveshje tek ndonjë negociatë që mund të pasojë bisedimet teknike , të dy palët do të duhet të bien dakord mbi një tekst të përbashkët,(marrëveshje kornize) i cili më pas do t’i paraqitet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button