SpaceX lëshoi numër rekord prej 143 satelitësh në një raketë

Prodhuesi amerikan i raketave, satelitëve dhe anijeve kozmike SpaceX, dërgoi në hapësirë 143 satelitë të tjerë të vegjël, që është rekord i ri për një raketë të vetme, transmeton AA.

Nga SpaceX thonë se misioni Transporter-1, i prolonguar të shtunën për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, u ngrit me sukses nga kompleksi “Space Launch Complex 40” në Stacionin e Forcave Ajrore “Cape Canaveral” në Florida.

Si pjesë e misionit, gjithsej 133 satelitë komercialë dhe 10 satelitë të internetit Starlink të kompanisë do të vendosen në orbitë.

“10 satelitët Starlink të SpaceX kanë për qëllim të sigurojnë një mbulim më të mirë për ata që janë në rajonet polare”, thuhet në njoftim.

Si pjesë e projektit Starlink, kompania planifikon të lançojë gjithsej 12 mijë satelitë të internetit deri në vitin 2027.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button